13 tetori diskutohet në KQZ/ Biba: Dekreti është 'nul', gati për zgjedhje më 30 qershor

13 tetori diskutohet në KQZ/ Biba: Dekreti është 'nul', gati për zgjedhje më 30 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme ka diskutuar edhe dekretin e ri të Presdientit, Ilir Meta për zgjedhjet lokale, ku si datë ka vendosur 13 tetorin. Në këtë mbledhje ka patur debate mes kryetarit të KQZ, Klement Zguri dhe anëtarëve të tjerë të këtij  institucioni.

Zëvendës kryetari i KQZ, Denar Biba ka deklaruar se dekreti i Metës nuk mund të pranohet pasi atij nuk iu pranua edhe dekreti i parë për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Në debatin me kryetarin Zguri, Biba përmendi edhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, të cilët vendosën të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet dhe duke i hapur kështu rrugën zgjedhjeve më 30 qershor.

"Presidenti është të dekretojë dhe jo të anulojë zgjedhje. Dekreti i tij është antikushtetues dhe nuk ka peshë juridike" ka thënë ndër të tjera Biba.

Po kështu në unanimitet me Bibën kanë rënë edhe anëtarët e tjerë të KQZ. Ndërkohë nga ana e tij Zguri ka bërë edhe një kërkesë për 4 anëtarët e  KQZ për të pranuar dekretin e Metës.

"Jemi në një situatë absurdi. Nisur edhe nga kolegët, ministria e Drejtësisë ka gjykuar që të vendos në fletoren zyrtare. Që do të thotë se është e ligjshme. Dekreti ka dy orë që ka dal. Nuk u trajtua në gjykata. Kemi një tension kritik që kurrë nuk ka qenë. Lufta politike nuk ka bërë as më shumë as më pak por ka çoroditur votuesit shqiptarë. Kemi detyrim për ët qartësuar zgjedhësit. Pa tensione dhe keqkuptime që vijnë nga politika. Në funksion të detyrimeve tona do tu bëj një thirrje kolegëve për të pranuar dekretin e presidentit për zgjedhjet. Është thirrje e sinqertë " ka thënë Zguri.

Më pas anëtarët e KQZ kanë thënë se dekreti i Metës do të shqyrtohet në një moment të dytë pasi të hyjë dhe të botohet në fletoren zyrtare. Megjithatë sipas Denar Bibës kjo është vetëm diçka formale pasi dekreti është 'Nul'.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)