Kolegji rrëzon 5-0 dekretin e Presidentit Meta! Më 30 qershor do të ketë zgjedhje

Dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit merr gjykimin e parë institucional. Kolegji Zgjedhor, (gjykata e zgjedhjeve) me vendimin unanim të 5 gjyqtarëve vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e Idajet Beqirit, kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet.

Me vendimin e marrë, pasi u dëgjuan palët, avokat Beqiri dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që më herët e kishte rrëzuar të njëjtën kërkesë, i jepet fund edhe përplasjes mes Kuvendit dhe Presidentit për ligjshmërinë ose jo të dekretit të Ilir Metës, për anulimin e zgjedhjeve

Fakti që Kolegji Zgjedhor rrëzoi kërkesën e Beqirit për të çregjistruar Partinë e Unitetit Kombëtar nga zgjedhjet, do të thotë se dekreti i Metës për anulimin e zgjedhjeve është i paligjshëm dhe për pasojë më 30 qershor do të ketë zgjedhje.

Njëjtë e përktheu këtë vendim edhe Idajet Beqiri menjëherë sapo u shpall vendimi i Kolegjit Zgjedhor nga trupa gjykuese me 5 anëtarët Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj, Shkëlqim Mustafa dhe Lindita Sinanaj.

"Është një vendim i formës së prerë ne të drejtë ankimimi nuk kemi më. Jemi të detyruar ta zbatojmë këtë ligj. DO të thotë që më 30 qershor ka zgjedhje. Duke respektuar këtë vendim të Kolegjit, do t'i nënshtrohemi të gjithë rregullave për të vijuar garimin për kaq ditë sa na kanë mbetur. Thelbi i vendimit përsakohë rrëzohet kërkesa jonë do të thotë që më 30 qershor shqiptarët do të shkojnë në zgjedhje.

Problemi është që drejt Unitetit shkohet me gjëra që janë ligjore, kushtetuese, që i kanë miratuar gjithë shqiptarët Në referendum kanë votuar një kushtetutë që duhet zbatuar. Po operove me mjete jo ligjore gjithmonë je i dështuar.

Unë thash që përfaqësoj një subjekt politik, vlerësimet e ia për dekretin edhe këtu i bëra të qarta, është një dekret i pavlefshëm nga çdo lloj pikëpamje. Është luftënxitës për mua", u shpreh Beqiri për gazetarin Arsen Rusta, menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Vendimi Kolegjit Zgjedhor me firmë të 5 gjyqtarëve, 3 prej tyre kanë dhënë një arsye pse kanë vendosur kundër, dhe 2 kanë një arsye tjetër pse kanë vendosur kundër

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe opozita pretendojnë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve është kushtetues dhe duhet të zbatohet nga të gjithë, ndërsa shumica e konsideron antikushtetues dhe për rrjedhojë ka nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka njohur dekretin e kreut të shtetit, duke vijuar përgatitjet për zhvillimin e procesit zgjedhor në 30 qershor. Nga ana tjetër, opozita dhe Presidenca kanë kërcënuar anëtarët e KQZ me burg.

Seanca në Kolegjin Zgjedhor

Precedenti

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017, pas paktit Rama-Basha, dy palët ranë dakord për të shtyrë zgjedhjet me një javë. Vendimi i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve në 2017 u ankimua nga partia Forca Rinia, por Gjykata Kushtetuese deklaroi para dy vitesh, kur ende nuk ishte shkrirë nga Vetingu se kundërshtimi i dekretit të Presidentit, asokohe Bujar Nishanit, i cili ndryshoi datën e zgjedhjeve nuk ishte në juridiksionin e shqyrtimit nga Gjykatës Kushtetuese. Para dy viteve, Gjykata Kushtetuese deklaronte se sipas rastit, (në varësi të natyrës së kërkimit apo thelbit të mosmarrëveshjes) kundërshtimi i dekretit të Presidentit mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat administrative apo në juridiksionin e Kolegjit Zgjedhor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Idajet Beqiri në Kolegj: Luftë me mullinjtë e erës...KQZ: Precedent që do të banalizonte zgjedhjet

Idajet Beqiri

Në mbledhjen e Kolegjit Zgjedhor, Idajet Beqiri është shprehur se kundërshton vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që rrëzoi kërkesën e partisë së tij Uniteti Kombëtar për tu çregjistruar nga zgjedhjet dhe që PUK të hiqet nga fleta e votimit.  Pranë trupës gjykuese të Kolegjit Zgjedhor, Beqiri tha se dekreti i Presidentit ka çuar në një përplasje institucionale të cilën duhet ta zgjidhë Kolegji. Ai tha se nuk e bëri këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, pasi ky institucion e ka dhënë një vendim lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve në rastin e vitit 2017, duke thënë se ky vendim nuk është kompetencë e tyre por e Kolegjit Zgjedhor. Kreu i PUK-së tha se elektorati është vënë në pozitë të vështirë me KQZ-në që vazhdon procesin zgjedhor dhe me presidentin që i ka anuluar me drekt ato. Një luftë me mullinjtë e erës, e ka quajtur Beqiri atë se çfarë po ndodh.

"Kemi qenë edhe parti parlamentare. Sot kemi 15 këshilltarë bashkiak, kemi dhe kryetarin e Këshillit Bashkiak Kukës. Nuk kemi qenë dakord me datën 30 qershor 2019. Kemi menduar që zgjedhjet duhet të ishin lënë më parë. U përgatitëm për këto zgjedhje. Prej 2001 ne nuk marrim asnjë lek nga buxheti i shtetit. Kur u caktuan zgjedhjet na pyetën. Për zhdekretim nuk na pyeti njeri dhe nuk u la një date tjetër zgjedhjesh. Ne jemi parti e unitetit kombëtar dhe Shqipëria me të gjitha pjesët e territorit të bashkohet. Ne kemi qëllim unitetin. Në rastin kombëtar ky unitet u cenua. E kur u vu mes dy zjarreve, KQZ thotë zgjedhjet më 30 qershor dhe presidenti thotë nuk ka zgjedhje. Elektorati ynë u vu në pozitë të vështirë. Kjo është si luftë me mullinjtë e erës. Gjykatës Kushtetuese nuk mund t'ia çonim pasi kjo gjykatë e kishte thënë verdiktin e saj. Kërkesa jonë është të hiqemi nga fletët e votimit. Por KQZ pasi shqyrtoi kërkesën tonë u mor me shkakun përse ne bëmë padi. Shkaku i vetëm është dekreti presidentit. Është i vlefshëm apo jo ky dekret, deri sa Kushtetuesja e ka dhënë njëherë një vendim. Në këto kushte ne nuk kishim zgjidhje tjetër dhe e sollëm këtu. KQZ na thotë dekreti i presidentit është absolutisht i pavlefshëm. Presidenti thotë që këto janë zgjedhje moniste por në fletë ka 50 parti politike. Kolegji zgjedhor duhet të zgjidhë ngërçin e krijuar midis institucioneve më të larta të shtetit", u shpreh Beqiri.

Në seancën e Kolegjit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se i qëndron vendimit të marrë për të mos pranuar kërkesën e Beqirit. KQZ tha se dekreti i presidentit është i pavlefshëm në shkelje të ligjit dhe nuk sjell asnjë pasojë.

"Partia Uniteti Kombëtar është regjistruar, kemi miratuar fletët e votimit dhe renditjen e partive në këto fletë. Fletët janë printuar. PUK renditet në fletë aty në ato bashki ku ka marrë pjesë. Kërkesa e Beqirit është e pabazuar në ligj dhe duhet rrëzuar. Legjislatori nuk e ka parashikuar tërheqjen me ligj. Heqja e një partie automatikisht do sillte asgjësimin e fletëve të votimit. Ky precedent do të banalizonte zgjedhjet", u shpreh përfaqësuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Olsi Peto.

Njëzëri edhe përfaqësuesi i KQZ edhe Idajet Beqiri e kanë quajtur dekretin e presidentit Ilir Meta një akt adminsitrativ individual dhe jo kushtetues.

Artur Malaj, gjyqtar i Kolegjit Zgjedhor ju drejtua me pyetje juristit të KQZ-së duke u shprehur: Thoni që dekreti i presidentit është i pavlefshëm. Si e konsideroni dekretin e presidentit? Çfarë natyre ka kushtetuese, administrative?

Juristi i KQZ: Është akt administrativ individual

Artur Malaj: Ju z.Beqiri dekretin çfarë akti e konsideroni?

Beqiri: Nuk është në natyrën time të bëj intepretim. Për këtë u jemi drejtuar ju. Dekreti i presidentit është akt individual administrativ sipas vlerësimit tim si jurist dhe avokat.

Juristi i KQZ: Nëse presidenti do kishte nxjerr dekret më datë të re atëherë do ishte në rregull. Presidenti ka kompetencë për të caktuar datë jo për të anuluar zgjedhjet.

Përfaqësuesi i KQZ

*Raportoi për redaksinë online të Shqiptarja.com gazetari i Report Tv, Arsen Rusta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 25/06/2019 11:39

    gjyqkaret mor hajdut nuk u shantazhuan, por iu premtua se do shperblehen; artur hajdut malaj, kpk kurva e shpetoje, nga halabak pabuks llakatundi sot gjyqkar miliarder ridvan hado krimineli qe gjykoi gerdecin dhe i liroi ne salle te gjykates xhin zhuls xhoni icike me leje lindje nga groshe ne pjate, sot me pjate te florinjte...

    Përgjigju
  • vllahu: 24/06/2019 17:01

    Shkelqim Mustafa dhe Artur Malaj e kaluan vettingun me kete vendim sot. Parulla e njohur: I sherbejme partise ne pushtet. Drejtesia ne shqiperi ka marre fund. Mjere shqiptaret qe jetojne ne kete vend.

    Përgjigju
    • Cubi: 24/06/2019 23:41

      Jam shum dakort me vleresimin qe ben ti ,por ce do keta Jan ajka e zgjedhur nga PD kur ishin ne pushtet.

  • Mona jevga Fallxhore: 24/06/2019 14:58

    Like na fike soguro floririn te pakten sf ket temin e kam me marsh sigurie...

    Përgjigju
  • Gjirokastriti: 24/06/2019 14:55

    Gjyqtarit Tomor Skreli, ish prokuror i kohes se komunizmit i rezulton qe vilen 4 kate ne Gjirokaster e ka ne emer te vellait dhe hotelin ne Pazar ne emer te kunatit. Si mundet qe nje njeri si ky, i njohur ne gjithe jugun per pazaret e tij me ceshtjet te gjykoje ne Kolegj Zgjedhor? Ku eshte KPK dhe ONM?

    Përgjigju
    • Hajri Kashahu: 24/06/2019 16:57

      Mese e vertete. Por ke harruar per Tomorin shtepine ne Sarande te padeklaruar dhe studimet e vajzes ne Greqi me leket qe merrte nga gjyqet ky monster i drejtesise shqiptare. Pasuria duhet ti sekuestrohet Tomor Skrelit nese funksionon vertet reforma ne drejtesi

  • Fallxhorja: 24/06/2019 14:50

    I doli ne filxhan fallxhores dje 5 me 0,prandaj ishte merzit shume Like Intriganti,i ka ngecur sharra ne gozhde kete radhe.

    Përgjigju
  • Ana: 24/06/2019 14:37

    Ne c'do demokraci ne vendet e perparuara demokratike qeverite nderrohen vetem me vote,kete ta mesoje mire ky president intrigant e luftenxites,kjo opozite fashiste destruktive,me dhune e molotov nuk vjen kurre ne pushtet,qytetaret e refuzojne kategorikisht nje mendesi te tille qe pakica ne opozite te vendose per maxhorancen ne qeverisje.

    Përgjigju
  • Mario: 24/06/2019 14:33

    Ky vendimi i Kolegjit Zgjedhor ( se c pune ka Kolegji Zgjedhor te interpretoje vendimin e Presidentit, Edvin Rama e di) i cili mbajti anen e Edvin Rames dhe kerkon qe zgjedhjet te behen ne 30 Qershor, besoj se ju a mbushi mendjen se Edvin Rama nuk rrezohet me protesta paqesore. E vetmja menyre qe ai iken nga zyra eshte zvarre!! Gjithashtu tregoi fytyren e vertete te vettingut dhe “refomatos ne drejtesi”.

    Përgjigju
  • Ops: 24/06/2019 14:13

    Bravo , nga firorja ne fitore , a pika qe sju bie njerez injorante dhe me mentalitet komunist

    Përgjigju
  • donela: 24/06/2019 13:51

    Rrezojeni me vendime e me ligje kete palo president qe meriton vetem percmim,ato letra bajate e ato hartime te neveritshme le t'ja coje Mones e Bashes se nuk vlejne per asgje,jane nul.

    Përgjigju
  • Dukat: 24/06/2019 13:30

    Pavaresisht se nuk dua te komentoj verndimin e Gjykatave, por ky i sotmi i kalkauar te gjitha gjasat e nje cudie groteske. Se pari nje Gjykate jokushtetuese (pra e thejshte) rrezon dekretin e nje organi kushtetues (sic eshte ne kete rast Presidenti i Republikës), pavarsisht atij vendimit te GjK te vitit 2017. I vetmi organ i njohur nga Kushtetuta per caktimin e dates se zgjedhjeve eshte Presidenti dhe askush tjeter. Pastaj nuk dua te hyaj ne detaje te tjera lidhur me teknikalitetet dhe shpejtesin e marrjes se ketij vendimi pa analizuar sic duhet kerkesat e paleve dhe pa marre parasysh se po gjykonte derektin e presidentit te republikes. Nje dite e zeze per Drejtesine shqiptare.

    Përgjigju
    • Cubel breca: 24/06/2019 23:49

      Presidenti yt i nderuar tregoj qe derisa ka mar ate pozicion nuk perfaqeson popullin por Opoziten.

  • Populli: 24/06/2019 13:30

    Vendim shume i drejte qe i cjerr masken ketij presidenti ta pafytyre qe po e con vendin ne konflikt,ujku president mjergull kerkon.

    Përgjigju
  • xxx: 24/06/2019 13:22

    Presidenti donte ta linte vendin pa date zgjedhje gje qe nuk ndodh ne asnje vend te botes

    Përgjigju
  • Miri: 24/06/2019 13:07

    Filma me partizane:))))Jeni bere te gjithe qesharake.Me kto manovra keni humbur besushmerine tek Shwiptaret nga Presidenti,Kryeministri,Opozita.Jeni bere per tu shumezuar me zero.

    Përgjigju
  • Kometa 001: 24/06/2019 12:55

    Vendimi i KZ eshte lajme shume i bukur.

    Përgjigju
  • populli: 24/06/2019 12:22

    Nqs kolegji behet pale me Presidentin atehere te shkarkohen Antaret e kolegjiit dhe te ndiqen penalisht

    Përgjigju
    • Alb: 24/06/2019 12:54

      Jo vetem te shkarkohen! Por burg per kedo qe del kunder qeverise!! Madje eshe ate palo gazetar gjerman! Sidomos ate.

  • Andrea: 24/06/2019 10:36

    Eshte shume qesharake ky dekreti per anullimin e zgjedhjeve, sepse keshtu i bie qe Presidenti mund t'i anulloje zgjedhjet sa here ka qejf. Mua me kujtohet qe ne 9-vjecare kur mesonim lenden: Edukate qytetarie, qe Presidenti ka kompetenca te kufizuara dhe eshte akoma me qesharake kur shikon pseudo-juriste qe thojn, qe ky dekret eshte i ligjshem. Turp turp, faqja e zez.. Ilir floriri po nxit destabilizimin e Shqiperise per te shpetuar veten edhe taborrin e korruptuar te Saliut.

    Përgjigju
    • Populli: 24/06/2019 14:33

      O shoku, ti nuk ke mesuar asgje nga keto ne Edukate Qytetare, vetem po ke qene ne USA se atje mesohen te drejtat qe ne kopesht. Gjykata ia ka fut kot nga halli. Dekreti ne fjale nuk permban date per zgjedhje pra ne objektin e tij nuk ka asgje qe te gjykohet nga KZ. Po te permbante date dekreti atehere mund te debatohej qe qendronte i pari apo i dyti. E forte do jete sikur KZ te thote qe ky Dekret eshte antikushtetues kur nuk eshte vete GJK. Cudira shqipare per te ushqyer egon e pushtetit.

  • www.youngtribune.com: 23/06/2019 13:22

    Informacionet e para flasin se Berisha dhe Meta po nderhyjne ne anetaret e Kolegjit Zgjedhor. Presidenti Meta turp qe nderhyni ne vendimarrjen e Trupes Gjykuese. Turp,Turp,Turp...

    Përgjigju
  • hasan_shkoder: 23/06/2019 11:54

    zhdukeni dhe i beni gati prangat . nje skile e vjeter dhe demtues 100 me fakte i shqipetareve .

    Përgjigju
  • Tony: 23/06/2019 09:50

    Kolegji zgjedhor do i japi te drejt Metes dhe zgjedhje ne 30 qershor nuk do ket....sepse gjithmone fiton padrejtesia....Meta Basha dhe fallxhorja duhen te jene ne burg per vjedhjen dhe vrasjet qe i kane ber ketij populli

    Përgjigju
  • Xreport: 23/06/2019 09:15

    Neser Kolegji nuk vendos as fatin e zgjedhjeve dhe as nese Dekreti i Presidentit eshte i ligjshem one jo. Kolegji Zgjedhor shqyrton ligjshmerine e vendimit te KQZ qe ka rrezuar kerkesen e Idajet Beqirit per t'u terhequr na gara. Eshte e drejta e cdo subjekti zgjedhor qe sic rregjistrohet ne zgjedhje, edhe te crregjistrohet, pra te heqe dore nga pjesemarrja. Motivi i terheqjes ska fare rendesi per Kolegjin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)