13 qershori,pushkatimi i poetëve
Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

13 qershori,pushkatimi i poetëve<br />Vilson Blloshmi dhe Genc Leka
Dita e fundit pas një jave me seanca para dhe mbasdite. Kjo bëhej për të reklamuar “grupin armiqësor” të Bërzeshtës. Ishte data 6 qershor që filluan të na nxirrnin nëpër qytet me një makinë të zbuluar lidhur dy e nga dy.

Na vendosën në godinën e quajtur "Shtëpia e Kulturës". Në të dyja anët e rrugës kishte plot njerëz të ardhur nga fshatrat e largëta, mesa dukej i kishin thirrur për ditën e vendimit. Ata ecnin prapa makinës në dy krahët e bulevardit. Në dorë mbanin parullat “Luftë kundër armiqve të klasës”, “Kulakët në litar”. këta njerëz të rreckosur ecnin duke u penguar njëri me tjetrin dhe përpara kësaj turme ecte prokurori Qani Lavdari dhe gjykatësi Subi Sulçe.
 
Të dy këta mbanin nga një deng me letra në dorë. Ecnin të qeshur dhe herë pas here përshëndetnin këta fshatarë të ardhur prej larg. U bënte me shenjë të thërrisnin e ngjireshin duke thënë ne mbrojmë fitoret tona.

Sapo zumë vend në sallë përpara nesh zuri një vend prokurori me gjyqtarin. Mbrapa nesh ishin të ftuar, pa diskutim njerëz të zgjedhur që mbanin ftesat në dorë, ndërsa turma ngeli pas derës.. Të gjithë sa ishin, u ngritën në këmbë. Fjalën e mori gjyqtari Subi Sulçe duke ulëritur
 
Vendim

Sot në datën 13 qershor në Librazhd gjykata dënon me vdekje pushkatim, Genc Bardho Lekën po ashtu , dënon me vdekje pushkatim, Vilson Sami Blloshmi. Gjyqin e deklaroj të mbyllur. Mblodhën fashikujt e letrave dhe dolën jashtë.

Na prangosën përsëri dhe na çuan në qeli. Tani Genci me Vilsonin do të lidheshin këmbë e duar për sa kohë që do vinte përgjigja nga Gjykata e Lartë. Vapa përvëluese e qershorit ishte një tjetër torturë. Djersa e era e keq e të dënuarve na bënte shpesh herë provokime të vjellash. Tri herë në ditë mëngjes drek dark
 
do të dëgjoja zhurmën e zinxhirëve të këmbëve të Gencit nëpër korridor deri tek dera e banjës e cila ishte përpara dhomës ku isha unë. Sapo Genci mbërrinte tek dera e banjës nëpërmjet zhurmës së hekurave lidh e zgjidh dëgjoja të kolliturat e tij që vetëm ai i bënte nga ne. Kështu i kthehesha dhe unë, po ashtu me kollitje. Kjo ndodhte dhe me Vilsonin prap me të kollitura teksa vinte dhe ikte ne banjo.

Kjo gjendje zhurmuese e zinxhirëve dhe sinjali me të kolliturat e tyre mu bënë kronike. Kjo zhurmë tregonte se akoma pritej për lajmin; a do të vinte jeta… apo vdekja? Sa dite duhet të vazhdonte kjo gjendje? A do ketë zemra prej mishi atje lart, ne majat e Olimpit, të dridhet kur të lexojë kërkesat e familjarëve dhe në veçanti të dy Nënave që luten e përgjërohen duke kërkuar faljen e jetës së djemve? Ata vazhdojnë presin lidhur kokë e këmbë…
 
Në protokollin e mbajtur me 28 prill 1977 nga sekretariati i Komitetit të Partisë së rrethit të Librazhdit ishte marrë vendimi që Genci dhe Vilsoni të konsideroheshin si kryetarët e grupit dhe të dënoheshin me vdekje-pushkatim. Po në të njëjtë datë gjyqtari Subi Sulçe hartoi një plan masash ku në faqen nëntë në gërmën G ai thotë tekstualisht: “Mbi jehonën që ka bërë ky gjyq në gjithë rrethin e Librazhdit dhe pjekuria politike dhe ideologjike që manifestuan pjesëmarrësit në gjyq.
 
Në gërmen GJ: Mbi diskutimet e pjesëmarrësve në gjyq për dënimin kapital të dy të pandehurve Vilson Blloshmi dhe Genc Leka.
 
V ë r e n 
Të pandehurit Genc Leka, Vilson Blloshmi, Bedri Blloshmi e Rustem Dashi rrjedhin nga familjet e çifligarëve e bejlerëve të zonës së Qukësit e të Mokrës që kanë patur para çlirimit pjesën më të madhe të tokave dhe mijëra kokë bagëti, shfrytëzonin e pinin gjakun e popullit. Gjatë luftës nacional-çlirimtare prindërit dhe të afërmit e tyre u lidhën e bashkëpunuan me okupatorin nazifashist dhe me organizatën tradhtare të Ballit Kombëtar duke iu kundërvënë kësaj. Kështu i at ii të pandehurit Genc Leka, Bardho Leka ka marrë pjesë në radhët e Ballit Kombëtar. Mbas çlirimit pushteti prapë ja fali këtë veprimtari armiqësore por ai nuk e ndërpreu atë. Në 1951 arratiset jashtë shtetit dhe vihen në shërbim të agjenturave të huaja. Jo vetëm kaq por disa herë me radhë, në zbatim të detyrave të agjenturave të huaja, ai ka ardhur
 
fshehurazi në fshatrat Bërzeshtë, Stravaj e Mokër, ka zhvilluar një veprimtari të ethshme armiqësore për të ngritur njerëzit e zonave të Qukësit kundër pushtetit popullor. Ky i pandehur edhe pse partia e pushtetit popullor të vazhdonte të përfundonte shkollën e mesme e pedagogjike të Elbasanit.
 
Me poezinë “Këngë për miqtë e parë” në këtë shkrim flet e kujton me nostalgji të madhe për atin e tij Bardho Lekën në periudhën që ai ka ardhur disa herë fshehurazi në fshat, “Kur unë isha u vogël atëherë por vitet shkuan e ne s’jemi parë, dhe më tej në vargjet e tjera flet se e ka frymëzuar e i ka dhënë ideal. Kjo del në vargun, “O ju miq më dhatë një flamur” duke ngritur lart figurën e këtij armiku. Në strofat e tjera është shprehur se këta “miq” kishin parë shumë nga jeta dhe ishin trima me fletë…
 
I pandehuri tjetër Vilson Blloshmi figurë tjetër kryesore mbas atij të Genc Lekës në grupi e sabotatorëve dhe Bedri Blloshmi, vëllai i tij, rrjedhin nga një familje çifligare bejlerë dhe gjatë luftës N.C.L kanë që të lidhur me Ballin Kombëtar. Mbas çlirimit shtëpia e tyre vazhdoi veprimtarinë armiqësore kundër pushtetit popullor, duke u kthyer në qendër për strehimin e shumë tradhtarëve dhe bandave të diversantëve. Kështu në shtëpinë e tyre deri në vitin 1955 janë strehuar tradhtarë dhe armiq me damkë. Xhaxhai i tyre Hasan Blloshmi u arrestua dhe u dënua 20 vjet heqje lirie. Po ashtu Sami Blloshmi babai i dy të pandehurve u arrestua 1963 e u dënua 10 vjet heqje lirie.
 
Rrezikshmëria shoqërore e veprave dhe e secilit autor, që për të pandehurin Genc Leka e Vilson Blloshmi janë kokat udhëheqëse të gjithë kësaj veprimtarie kundërrevolucionare. Por më e theksuar është rrezikshmëria qoftë e veprës qoftë si person e të pandehurit Vilson Blloshmi si dhe vëllait të tij të pandehurit Bedri Blloshmi, që dhe në hetuesi dhe në seancë gjyqësore ka mbajtur qëndrim thellësisht armiqësor. I pandehuri Vilson Blloshmi si në hetuesi dhe në gjyq në disa raste manifestoi qëndrim të hapur armiqësor. Lidhur me fajin e tyre ata Vilsoni e Bedriu u përpoqën t’i shmangen përgjegjësisë duke ngritur lloj-lloj pretendimesh sa të pabazuara dhe absurd.

dokument 1

dokument 2

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro