50-vjetori i Festivalit Folklorik Kombëtar, festohet ‘Iso e Pandërprerë’ në Gjirokastër

"Iso e pandërprerë" ka qenë aktiviteti i organizuar në kuadër të 50-vjetorit të Festivali Folklorik Kombëtar i mbajtur për herë të parë në Gjirokastër në nëntor të vitit 1968. Kjo datë ka qëlluar edhe me 13-vjetorin e përfshirjes së Isopolifonisë në Trashëgiminë Kulturore Botërore UNESCO.

Grupe të ndryshme polifonike, krijues të zërave polifonikë dhe teksteve, organizatorë festivalesh dhe aktivitetesh janë mbledhur së bashku për të festuar këto dy data, në një prej banesave ikonë të Gjirokastrës siç është shtëpia e Zekateve.

Në Gjirokastër, operojnë disa grupe folklorike të ndara, sipas zonave por ato me njëra-tjetrën kanë ndryshime në harmoni, zëra, teknikë dhe çdo komponent isopolifonie. Njëri prej drejtuesve të grupeve polifonike, shpreh vlerësim për këtë zhanër të muzikës popullore dhe njëkohësisht, çmon se veçantia e këngës polifonike gjirokastrite, qëndron në faktin se ajo është me nuancë të ndryshme nga polifonia labe, apo dhe këngët polifonike të zonave përreth.

Ka të rinj që e dashurojnë dhe praktikojnë këngën polifonike. Jemi grupi i Cfakës. Kënga gjirokastrite është 5-vetshme, marrësi, kthyesi, janë dhe dy hedhës dhe isoja. Janë këngë të rënda, këngë oxhaku.

Nuri Kovaci, drejtues i grupit polifonik të Cfakës

Aktiviteti i Isopolifonisë, u organizua nga Bashkia e Gjirokastrës, e cila mblodhi sëbashku vlerat polifonike jo vetëm të këngës vendase qytetare polifonike, por edhe zonave përreth. Me këtë rast u dhanë edhe disa tituj nderi për personazhe, që kanë lidhje shpirtërore me polifoninë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja