Kompozitori Vasil Sofokli Tole ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve të muzikës për filmin "Odiseja" (The Odyssey), me regji të Christopher Nolan, duke vlerësuar përfshirjen e elementëve të muzikës tradicionale shqiptare në kolonën zanore të filmit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tole falënderoi kompozitorin e filmit, Ludëig Göransson, (fitues i çmimit Oscar për muzikën e filmit "Oppenheimer"), për bashkëpunimin gjatë realizimit të projektit.
"Tani që premiera e filmit madhështor 'Odiseja' u krye, kam një falënderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së këtij filmi, z. Ludëig Göransson, i cili më bëri pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film", shkruan Tole.
Sipas tij, qasja artistike e regjisorit Christopher Nolan dhe kompozitorit Göransson bëri që vëmendja të përqendrohej edhe te traditat shumë shekullore të muzikës shqiptare, veçanërisht ato të Labërisë dhe Toskërisë, si në muzikën vokale ashtu edhe në atë instrumentale.
"Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pashoq i z. Göransson bëri që vëmendja e tyre natyrshëm të kthehej edhe nga traditat muzikore mijëravjeçare të popullit tonë", shprehet Tole.
Ai thekson se në kolonën zanore të filmit janë përfshirë interpretime nga fyelltarët e Gramshit, Grupi i Djemve të Delvinës, si dhe fyelltari Vendim Kapaj nga Vlora.
Sipas akademikut, përfshirja e këtyre elementeve në muzikën e filmit përbën një vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar për trashëgiminë muzikore shqiptare.
"Përfshirja e tyre në muzikën e filmit është një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tonë", shkruan ai, duke uruar në përfundim kompozitorin Ludëig Göransson dhe interpretuesit shqiptarë për këtë, siç e cilëson ai, "arritje homerike"
Postimi i Vasil Tole:
Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së këtij filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film.
Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak i z Goransson (fitues i çmimit OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tyre natyrshëm të kthehej edhe nga traditat muzikore mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale. Padyshim, përfshirja e tyre në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tonë.
Përgëzime mjeshtrit Goransson dhe ustallarëve tanë të traditës për këtë arritje Homerike!
Staffi muzikor i filmit
https://filmmusicreporter.com/music-team.../the-odyssey/
Muzikën e filmit ODISEJA e dëgjoni në këtë link

Komente











