TIRANE - Urbanika hedh dritë mbi misterin e ngjarjes tronditëse të vdekjes së 13-vjeçares shqiptare Xheneida Selimi në Greqi. Edhe pse policia greke e ka mbyllur çështjen duke e quajtur atë një histori vetëdjegieje nga ana e 13-vjeçares, zbardhen faktet që forcojnë dyshimet për një eliminim të mundshëm të saj.

Ditën e ngjarjes, në 22 shtator 2011, 13-vjeçarja Xheneida, nuk ka lënë gjurmë në shishen me benzinë që u gjet pranë trupit të saj, po ashtu e mitura është gjetur e zhveshur në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa janë gjetur edhe shenja të goditjes së saj

Urbanika trajtoi këtë të hënë edhe vrasjen nga i shoqi të 36-vjeçares Rolanda Doku në Laprakë të Tiranës, pavarësisht se viktima kishte siguruar edhe një urdhër mbrojtjeje nga gjykata. Gazetarët e ftuar në studio sollën statistika alarmante të 1265 grave të kryeqytetit, të cilat kanë kërkuar dhe kanë marrë tashmë një urdhër mbrojtje nga gjykata për tu mbrojtur nga bashkëshortët e dhunshëm.

Gjatë një lidhje direkte nga Italia, paraolimpisti i parë shqiptar Haki Doku, tregoi historinë e tij duke dhënë mesazhin e optimizmit në çdo aspekt të jetës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)