13 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

13 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës me një ceremoni solemne shënoi 13-vjetorin e themelimit të saj. 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë me këtë rast se kjo ditë shënon themelimin e institucionit më të besueshëm në Kosovë. Ajo tha se kushdo që shkel rendin dhe ligjin do të përballet me mekanizmat mirë të organizuara të policisë. 

Edhe kryeministri Thaçi tha se policia është një ndër institucionet që gëzon besimin më të lartë të qytetarëve. Ndërkaq, ministri Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e vlerësoi lart punën që po bën Policia e Kosovës. 

Me këtë rast, është bërë edhe zbulimi i lapidarit të heroit Enver Zymberi në hapësirat e brendshme të objekteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, policit që ra në krye të detyrës në operacionin e 25 Korrikut të 2011-tës në veri të Kosovës.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi