KOSOVË- Sonte nderohet ish- presidenti i parë Ibrahim Rugova në 13 vjetorin e tij të vdekjes.
Homazhe do të mbahen në varrin e tij në ‘ Velani’ si dhe vizitë tek familja Rugova. Në orën 12.00 do të mbahet një akademi përkujtimore për ish- presidentin.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të 1944 në Cerrcë të Istogut.

Ai ishte krytari i Lidhejs Demokratike të Kosovës partisë së parë politike në Kosovë e cila sfidoi regjimin komunist të Jugosllavisë. Rugova është presidenti i parë i Republikës së Kosovës. Pas vdekjes së tij, presidenti i kohës Fatmir Sejdiu e dekoroi me Urdhrin “ Hero i Kosovës’’.
Rugova vinte nga familje ‘dëshmorësh’. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë i pushkatuan të atin, Ukë Rugovën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
/Shqiptarja.comKomente

