13 vjet nga vrasjet në 21 janar, ish-ministri i Jashtëm: Politikanë e propagandistë u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror

13 vjet nga vrasjet në 21 janar, ish-ministri i Jashtëm: Politikanë e propagandistë u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror

1669130282_ditmirbushati.JPG

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përkujtuar 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para godinës së kryeministrisë. Bushati shkruan se politikanë dhe propagandistë në media u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror.

Ai shton se drejtësia e munguar për vrasjet e ndodhura rëndon edhe mbi ndërgjegjien e shoqërisë dhe thekson se nuk mjafton vetëm që magjistratët të kenë integritet por që secili të bëjë detyrën.

21 Janari i vitit 2011 mbetet një njollë turpi në historinë e Shqipërisë. Përveçse tragjik për fatin e katër protestuesve, 21 Janari i vitit 2011, nxorri nga skutat e ndërgjegjjes njerëzore instikte primitive, ku politikanë, propagandistë e televizione kombëtare u vunë në garë për të mbrojtur krimin shtetëror, duke relativizuar jetët njerëzore të humbura, e duke tentuar përmbysjen e hierarkisë së vlerave që janë indi lidhës i çdo shoqërie.

Drejtësia e munguar peshon jo vetëm mbi familjarët e protestuesve të vrarë, por edhe mbi ndërgjegjjen tonë si shoqëri. Në mënyrë që e drejta të kërkohet edhe kundër vetë shtetit, nuk mjaftojnë veç magjistratë me integritet, në gjendje për të dhënë drejtësinë e munguar. Duhet që secili të bëjë atë që ka për detyrë të bëjë, për të kontribuar në një qeverisje më të ndershme e më të drejtë. Sepse drejtësia para së gjithash është frymë qeverisje.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj”- shkruan Bushati.


Lajmi kryesor:

'21 Janari, krimi shtetëror i pahetuar!' Sytë nga Gjykata e Lartë, Rama: SPAK të hetojë 'dosjen e gjakut'! Prokuroria e Tiranës pa shtyllë kurrizore


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona

Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona