Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri pas shpalljes së demokracisë, ka ndarë një postim ku ka rikthyer në vëmendje shkarkimin e tij nga Sali Berisha më 21 shtator 1995.
Brozi shkruan se asokohe, Berisha “i vuri thundrat” edhe në Gjykatën e Kasacionit, ndërsa shton se historia nuk ka marrë fund.
Sipas tij, kreu i PD mbrohet nga mazhoranca dhe SPAK, teksa i kërkon kësaj të fundit që të mos jetë më gardiane e Berishës për çështjen e ’21 janarit’
“31 vite më parë, në errësirën e 21 shtatorit 1995, Sali Berisha, sundimtari gjakderdhës e zjarrvënësi i Shqipërisë, sot edhe i përkëdheluri i mazhorancës dhe SPAK, non grata në Amerikë dhe Angli, vuri nën thundrat e tij edhe Gjykatën e Kasacionit (sot Gjykata e Lartë).
SPAK- Mos vazhdo të jeni gardianë të Berishës edhe duke sabotuar drejtësinë për 21 janarin 2011”, shkruan Brozi.
Brozi u emërua nga Berisha që ishte president, në vitin 1993 në krye të Gjykatës së Kasacionit. Shumë shpejt, marrëdhëniet e tij me Berishën pësuan një çarje të thellë dhe, pas një përplasjeje në rritje, gjatë së cilës Zef Brozi u përpoq të kundërshtonte ndërhyrjet e kryedemokratit në vendimet e gjykatave, më 21 shtator 1995 u shkarkua nga kjo detyrë.
Dy muaj më ai bashkë me të shoqen u arratisën në SHBA, ku kërkuan strehim politik.

Postimi i Zef Brozit








Komente
Komento