13 vjet pas sulmeve:
Faleminderit NATO!

13 vjet pas sulmeve: <br />Faleminderit NATO!
KOSOVË – Sot mbushen 13 vjet që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi pikat ushtarake e policore serbe, për t’i dhënë fund dhunës së regjimit të Sllobodan Milloshevicit ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Fushata e NATO-s që zgjati 78 ditë, është vlerësuar nga liderët e institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë si jetike për popullin kosovar.

JAHJAGA
“Përvjetori i 13-të i intervenimit të NATO-s në Kosovë “për Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj, e ka simbolikën e ndihmës dhe të përkrahjes në momentet më të vështira të historisë, në kohën kur popullsia shpërngulej me dhunë, kur kanosej të kryhet gjenocid mbi një popull të tërë”, tha presidentja e Kosovës.

THAÇI
“Nga përmasat e krimit të kryer në Kosovë dhe të shpërnguljes së një milion banorëve të saj, u tronditën Uashingtoni e Brukseli, Parisi, Londra, Boni dhe Roma. Ndërgjegjja e botës demokratike, besnike ndaj parimeve themelore të së drejtës për liri, barazi, dinjitet, paqe dhe demokraci, reagoi në mbrojtje të Kosovës. Është meritë e qendrave të demokracisë botërore, që mekanizmin më të fuqishëm ushtarak të globit, Aleancën Veri-Atlantike, NATO-n, e vunë në lëvizje për ta mbrojtur popullatën e Kosovës”, ka thënë ndër të tjera, kryeministri Hashim Thaçi.

QEVERIA SHQIPTARE
“Këto sulme, të kombinuara me qëndresën heroike të luftëtarëve të lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në terren, bënë që, në një afat kohor relativisht të shkurtër, “Sadami” i Ballkanit të firmosë kapitullimin dhe të marrë fund regjimi i tij kolonial në Kosovë. Kjo ofensivë historike për lirinë e shqiptarëve, por edhe të Ballkanit në tërësi, shënon gjithashtu dimensionin e ri në misionin e Aleancës së Lirisë, më e fuqishmja e të gjitha kohërave, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave njerëzore”, thuhet në deklaratën e qeverisë shqiptare.

RAMA
“Sot 13 vjet me pare NATO nisi rrezimin e Kasapit te Beogradit e hapjen e rruges per Kosoven e lire.Mirenjohje sidomos miqve Clinton &Blair”, shkruan Raman ë Twitter.

TOPI
"Sot mbushen 13 vjet nga nisja e sulmit ajror të Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë, të NATO-s, kundër politikës shoviniste dhe makinerisë ushtarake serbe. 24 marsi i vitit 1999 shënoi fillimin e fundit të regjimit diktatorial të Sllobodan Millosheviçit duke i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjenocidit, dhunës së pashembullt dhe shpërnguljeve me forcë ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës nga trupat ushtarake serbe", deklaroi Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
"Tashmë Ballkani, i çliruar nga mendësitë arkaike të konflikteve ndëretnike, ka një realitet të ri gjeopolitik: shtetin e ri, sovran dhe të pavarur të Kosovës, perspektiva e qartë e të cilit është padyshim integrimi në gjirin e strukturave euroatlantike dhe në familjen e madhe evropiane", tha Topi.

(im/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate