OSHEE jep 130 milion lekë për linjën e energjisë Elbasan-Cërrik

OSHEE jep 130 milion lekë për linjën e energjisë Elbasan-Cërrik

Belinda Balluku

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njofton se një investim i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për rikonstruksionin e rrjetit të tensionit të ulët përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Cërrik, do të ofrojë një cilësi më të mirë të furnizimit me energji elektrike për afro 9 mijë banorë të kësaj zone.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi nga afër ecurinë e punimeve të cilat pritet të përfundojnë brenda muajit prill, tre muaj para afatit të parashikuar.

Investimi me vlerë 130 milionë lekë përfshinë ndërhyrjen në 26 kabina dhe do të ndikojë jo vetëm në reduktimin e humbjeve në rrjet por do t’ju vijë në ndihmë edhe bizneseve që veprojnë në këtë zonë.

“Është një investim rreth 130 milionë lekë që përfshinë gjithë segmentin e rrugës nga Elbasani në qytetin e Cërrikut. Nga ky investim përfitojnë rreth 2500 abonentë ose 9 mijë banorë dhe ndihmon jo thjeshtë në reduktimin e humbjeve por është një investim që do rrisë cilësinë e energjisë në këtë zonë. Gjithashtu ndihmon dhe për agro-turizimin që kap gjithë këtë zonë dhe përfshinë 26 kabina elektrike”, tha drejtori i OSHEE Elbasan, Bukurosh Maçi.

Ministrja Balluku e vuri theksin tek përfundimi i këtij investimi para nisjes së sezonit turistik për të qenë gati për të përballuar fluksin. Balluku nënvizoi gjithashtu rëndësinë e investimit në fjalë dhe impaktin e tij në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit në këtë zonë.

“Përveç faktit se ka një impakt shumë të ndjeshëm tek banorët e zonës, 9 mijë banorë të zonës ose 2500 abonentë, nga ana tjetër do ketë impakt edhe në zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe impakt në zhvillimin e turizmit, kështu që ju duhet ta mbaroni sa më shpejtë, nëse mbarohet në prill do jetë akoma më mirë për t’i dhënë kohë edhe sezonit turistik, atëherë kur emigrantët kthehen apo dhe kur vizitorë nga vende të ndryshme vijnë edhe në zonën tuaj për të qenë gati dhe për të përballuar fluksin”, u shpreh Balluku.

Në të gjithë qarkun e Elbasanit kanë përfunduar investimet me kabull me vetëpërmbajte ABC dhe në kabina në të gjithë qytetet dhe po punohet në zonat rurale. Për përfundimin e këtij investimi janë angazhuar afro 80 punonjës, të ndarë në disa grupe, ndërsa kanë përfunduar rreth 50% e punimeve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë