Republika Demokratike e Kongos ka anuluar kampin stërvitor përpara Kupës së Botës 2026 në kryeqytetin Kinshasa për shkak të një shpërthimi të Ebolas në lindje të vendit.
Përgatitjet janë zhvendosur në Belgjikë mes përhapjes së sëmundjes, e cila mendohet se ka shkaktuar më shumë se 130 viktima.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar shpërthimin si një “emergjencë shëndetësore publike me shqetësim ndërkombëtar”, por tha se situata nuk ka arritur nivel pandemie.
Jerry Kalemo, zëdhënës i kombëtares së futbollit, u tha mediave ndërkombëtare se ndeshjet përgatitore në Evropë do të zhvillohen sipas planit, ndërsa skuadra përgatitet për pjesëmarrjen e saj të parë në Kupën e Botës që nga viti 1974.
RD Kongo pritet të luajë ndeshje miqësore kundër Denimarkës më 3 qershor në Belgjikë dhe kundër Kilit më 9 qershor në Spanjë, përpara fazës finale të Kupës së Botës.
Ndeshjen e parë të turneut skuadra do ta luajë më 17 qershor në qytetin Houston të SHBA-së kundër Portugalisë.
Një zëdhënës i ekipit të Kongos i tha agjencisë Reuters se kampi stërvitor ishte anuluar për shkak të kufizimeve të udhëtimit të vendosura nga SHBA-ja, e cila do të organizojë Kupën e Botës këtë verë së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.
Agjencia amerikane e shëndetit publik ka ndaluar hyrjen për personat jo-amerikanë që kanë qenë në Republikën Demokratike të Kongos, Uganda ose në Sudanin e Jugut gjatë 21 ditëve të fundit, si reagim ndaj shpërthimit të Ebolës.
Komente





