14 luftëtarët më të mirë kinez të WUSHU përballen në Tiranë, përfaqësuesi: Shqiptarët janë luftërakë!

14 kampion kombëtar të Kinës në artet marciale, por edhe sportistë të tjerë të kësaj disipline, ishin këtë fundjavë në Tiranën për të demostruar aftësitë e tyre me rastin e ‘Tiranës Qyteti Europian i Sportit’. Ata u mirëpritën nga dy mjeshtrat e arteve luftarake të Shqipërisë si Albert Kola dhe Arbër Çekrezi, ndërsa për të pranishmit dhuruan disa ndeshje mjaft luftarake. Sportistët ishin pjesë e federatës kineze të Arteve Marciale, ose siç quhet ndryshe Wushu.

“Është kënaqësi e madhe të takohem me ju të gjithë këtu për të shijuar performancën e arteve marciale kineze të sjellë nga delegacioni i Shoqatës Kineze Wushu. Shqiptarët njihen për shqiprtin luftarak dhe kanë një traditë në artet marciale. Duam të përfitojmë nga kjo për të bërë sa më shumë miq, pasi është në traditën e kinezëve,”-u shpreh Wang Dexin, përfaqësues i Wushu.

14 luftëtarët kinez janë ndër më të shquarit në artet marciale mikes, shumë të gatshëm për ndeshje boksi, me thika, shkpopinj dhe shpata. Ata janë të stërvitur që në fëmijëri, ndërsa kjo është hera e parë që dalin nga Kina që pas pandemisë. Gjithashtu një nga vizitat e pakta në Europë në vitet e fundit.

Aktiviteti erdhi në Tiranë falë ambasadës kineze në Shqipëri, por edhe bashkisë së Tiranës.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren