VLORË- Këtë të martë është prezantuar kandidati socialist për bashkinë e Vlorës para strukturave të PS Vlorë, Ermal Dredha. Dredha shoqërohej nga kreu i PS-së Vlorë Admir Malaj dhe drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi. Takimi është çelur nga koordinatori Klosi i cili vlerësoi figurën e Dredhës.
Sipas Klosit garën socialistët nuk e kanë me kundërshtarët politikë pasi nuk flitet më për PD, rivalen historike të Ps.
Klosi ka vlerësuar kontributin e PS në mbarë vendin, ndërsa është ndalur dhe në investimet e qeverisë në Vlorë.
“Ermal Dredha është një prej jush”, është shprehur Klosi.
Nga ana tjetër, Dredha është shprehur falenderues për strukturat socialiste që votuan emrin e tij, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e tij për të qenë 24 në 7 pranë qytetarëve.
“Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat”, tha Dredha.
Më pas takimi ka vijuar me dyer të mbyllura me porosi për fushatën që starton në 11 prill.
Dredha mbante postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
36.5%
-
Të gabuar
58.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 85
Lajme të tjera
-
Po punonte në një pallat në ndërtim në Sarandë, vdes 50-vjeçari! Ra aksidentalisht nga lartësia
30 Maj, 13:17
-
Veliaj në Njësinë 1: Nuk e trajtojmë fitoren si triumf, por si mundësi për më shumë punë e projekte të reja
30 Maj, 12:06
-
Rama në Korçë: Rezultati i 14 majit historik, na zgjodhën edhe demokratët! Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie
29 Maj, 16:29
-
U denoncua i zhdukur në ‘Pa Gjurmë’, 29-vjeçari u gjet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende s'e besoj, u verifikua nga ADN
29 Maj, 16:14
-
Veliaj nga Astiri: Bëmë çerdhen e parë, tani ndërtojmë shkollat! Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme ta transformojmë tërësisht këtë njësi
29 Maj, 14:14
-
Probleme me zemrën, Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës, ‘lumë’ kërkesash në gjykata
29 Maj, 11:27
-
Humbi bashkinë për 19 vota, Jorgo Goro reagon për fitoren e Fredi Belerit: Nuk e nderon Himarën! Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të punoj
28 Maj, 22:43
-
Vlora ‘pushtohet’ nga turistët, pret 30% më shumë këtë vit! S’ka vende për fjetje! Kreu i operatorëve turistikë: Hoteli më i madh 100 dhoma, të tjerët nga 20-30
28 Maj, 15:56
-
Plagosi me thikë një 64-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori 34-vjeçar! Ishin në gjendje të dehur
28 Maj, 13:45
-
Lëvizte me pistoletë me vete, në pranga 38-vjeçari në Borsh (EMRI)
28 Maj, 13:12
-
Rama tur falenderimesh në Gjirokastër: Njerëzit s'na kanë votuar se janë të kënaqur me ne, por sepse besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin
28 Maj, 12:51
-
Siguria gjatë sezonit turistik/ Po lundronte pa dokumente, gjobitet me 10 mijë lekë drejtuesi i skafit në Ksamil! Bllokohen 7 mjete në një javë
28 Maj, 09:51
Malo foltorja duku te japim nje kulac 5 lekesh.fugoni niset tek xhamija ora 11.
PërgjigjuKarriere pasur .... si i biri i nje kolltukofagu. Dhe e emerojne kandidat qe te hedhe firmen per mafien e Rames.
Përgjigju