Të mërkurën më 12 prill rikthehet me sondazhin e dytë Instituti prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet me sondazhin e dytë për këto zgjedhjet, me fokus tre bashkitë më të rëndësishme, bashkia Tiranë, bashkia Durrës dhe bashkia Shkodër.

Kush është deri tani më i preferuari mes 6 kandidatëve në Tiranë? Si vlerësohen 8 vitet e Erion Veliajt në drejtimin e bashkisë dhe si shikohen ofertat e reja për Tiranën? Ç’mendojnë qytetarët për betejat elektorale në Durrës dhe Shkodër? A do të ruhen bastionet apo do të ketë ndryshim të drejtuesve lokalë? Të gjitha këto përgjigje në rezultatet e sondazhit të dytë të institutit Piepoli të mërkurën ora 21:00 në emisionin Repolitix në Report Tv.

Me afrimin e zgjedhjeve të 14 Majit duke filluar nga e mërkura e 29 marsit u riktheyen në ekranin e Report Tv edhe sondazhet parazgjedhore, në bashkëpunim me institutin italian Piepoli për të pestin proces zgjedhor radhazi. Pas parashikimit të saktë të të gjitha zgjedhjeve në Shqipëri që prej vitit 2015 rrugëtimi prej 6 sondazhet gjithsej vazhdon këtë të mërkurë.

Këtu mund të gjeni rezultatet e sondazhit të parë të publikuar më 29 mars në Report Tv: SONDAZHI 1