14 Maji/ Pas Elbasanit edhe PD në Vaun e Dejës konfirmon: Vetëm kandidati i ‘Primareve’ është përfaqësuesi demokrat në zgjedhje

14 Maji/ Pas Elbasanit edhe PD në Vaun e Dejës konfirmon: Vetëm kandidati i ‘Primareve’ është përfaqësuesi demokrat në zgjedhje

Zef Hila, kandidati i 'Primareve' për Bashkinë Vaui i Dejës

Pavarësisht vendimit të Apelit që riktheu vulën tek grupi i Enkelejd Alibeajt disa degë të Partisë Demokratike zyrtare në rrethe janë duke konfirmuar kandidatë e Sali Berishës si kandidatë të tyrit.

Pas Elbasanit dje që konfirmoi do të dalin me një kandidaturë në Elbasan, atë të Luçiano Boçit, sot ka qenë dega e PD-së së Vaut të Dejës e cila ka vendosur përmes Kryesisë së saj që të mbështesë plotësisht thirrjen e organeve drejtuese për të dalë me një kandidat unik në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.

“Duke pasur në konsideratë deklaratën e kryetarit në detyrë z. Enkelejd Alibeaj që në këtë proces do të merren në konsideratë si kandidaturat e dala nga procesi i primareve të organizuara në vitin 2021, ashtu edhe procesi i primareve të organizuara në vitin 2022 nga Komisioni i Rithemelimit, konstatojmë se deputeti i zonës z. Zef Hila, është kandidatura e vetme që ka marrë mbështetjen me votë në të dy këto procese”, thuhet në një deklaratë të degës së demokratëve në bashkinë veriore të vendit.  

“Në emër të PD Vau Dejës shprehim vullnetin tonë të plotë për të mbështetur z. Hila si kandidat unik të të gjithë demokratëve të Vau Dejësit për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Për shkak të kontributit dhe mbështetjes së tij në zonë, jemi të bindur se z. Hila është një kandidaturë fituese.  Këtë propozim, Kryesia e PD Vau Dejës do t'ia përcjell me shkrim z. Enkelejd Alibeaj, znj. Jorida Tabaku dhe z. Gazment Bardhi, si përfaqësues të organeve drejtuese të PD-së. Mbetemi të bindur që vullneti i strukturave drejtuese të PD Vau Dejës do të respektohet, në funksion të fitores së bashkisë dhe bashkimit të demokratëve”, mbyllet deklarata.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës