14 Maji/ Pritet ‘luftë’ mes 2 PD-ve në KQZ për emrat e anëtarëve të KZAZ, Berisha dorëzon sot listën, Alibeaj në ditët në vijim

PD e Berishës ka dorëzuar sot në KQZ listën e emrave të anëtarëve të KZAZ.  Ndonëse KQZ nuk i njeh zyrtarisht, Berisha kishte deklaruar se do të çonte në KQZ listën me anëtarë. Lista me emrat e anëtarëve të KZAZ-ve është firmosur nga Flamur Noka.

“Në vijim të shkresës nr. 186 prot., datë 16.01.2023 si dhe bazuar mbi parashikimet e nenit 29 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, si dhe Vendimit nr. 06. dt.  09.01.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve 'Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023", lutem gjeni bashkëlidhur listën e plotë dhe dokumentacionin përkatës të komisionerëve dhe sekretarëve propozime të Partisë”, thuhet në shkresën e firmosur nga Noka.

Ndërkohë që burime për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku kanë bërë me dije se LSI dhe PD zyrtare pritet t’i dërgojnë këto emra të dielën ose të hënën. KQZ pati sugjeruar një afat 29 janarin për dorëzimin e listave. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë propozime për anëtarë dhe kryetarë të 92 komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor nga të gjitha subjektet politike, por në rastin e PD-së së Alibeajt dhe asaj te Rithemeluar, kryeokomisioneri do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, për të marrë përgjigjen se kush është mes të dyve organi drejtues i Partisë Demokratike. Kështu tha vetë Celibashi pak ditë më parë. 

“Organin që drejton një parti nuk e vendos KQZ. Deri në momentin që flasim, përfaqësues i PD në KQZ është Marash Logu dhe Indrit Sefa. Kemi komunikime të karakterit profesional qoftë me Ivi Kason dhe përfaqësues të tjerë të PD. Ne do të vlerësojmë legjitimitetin e atij që përcjell dokumentacion në KQZ, është apo nuk është ky person me tagër për të sjellë në emër të PD-së kërkesa të ndryshme, propozime. Autorizimi që ata kanë është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Ky legjitimitet është i verifikueshëm nga dokumentacioni që KQZ merr nga Gjykata e Tiranës”, pati nënvizuar Celibashi. 

Deri më tani, në gjykatën e Tiranës rezulton ende kryetar Lulzim Basha që dha dorëheqjen, ndërsa vendimi që pritet të ndajë përfundimisht se kush e ka drejtimin e partisë mes kryetarit të komanduar Alibeaj dhe Berishës, është ai i Apelit që deri më tani është shtyrë disa herë.  Megjithatë, për të shmangur ngërçet e mundshme, gjykata duhet të vendosë të paktën deri më 6 mars kur është edhe afati i fundit për regjistrimin zyrtar të partive politike në KQZ për garën elektorale të 14 majit.

Sipas shortit të hedhur në KQZ komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor me numër çift do t’i drejtojë Partia Socialiste, dhe ato ato me numër tek Partia Demokratike. Ndërkohë anëtarët e KZAZ-ve do të ndahen 2 PS, 2 PD, 1 PSD e Tom Doshit dhe 1 anëtar nga Partia e Lirisë.

Dokumenti i dorëzuar nga Partia Demokratike

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë