Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve do të investojë rreth 1.4 milion euro për rijetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ministri Blendi Gonxhja theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të magjisë së filmit tek publiku.
Ndër të tjera ai nënvizon se kjo nismë do të ndihmojë gjithashtu në mbështetje të industrisë lokale të filmit dhe do të sjellë më shumë mundësi për artistët dhe profesionistët e tjerë të fushës.
“Lajm i jashtëzakonshëm për kinemanë në Shqipëri! Ministria Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të investojë rreth 1.4 milion euro për ri-jetësimin e kinemave në vendin tonë gjatë vitit 2026!
Ky është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të magjisë së filmit tek publiku në çdo cep të vendit.
Rreth 7 salla kinemaje do të përfitojnë nga modernizimi i teknologjisë dhe ambienteve, duke krijuar një hapësirë më tërheqëse dhe komode për të gjithë shikuesit që duan të shijojnë artin e filmit.
Kjo iniciativë do të ndihmojë gjithashtu në mbështetje të industrisë lokale të filmit dhe do të sjellë më shumë mundësi për artistët dhe profesionistët e tjerë të fushës”, shkroi Gonxhja në rrjetet sociale.
Komente











