Në mars të vitit të kaluar Shqipëria paraqiti një dosje voluminoze ne Unesco. Ajo ishte fryt i një pune të gjatë kërkimore të udhëhequr nga disa studiuesë Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.
Objektivi ishte që lahuta, një instrument përmes të cilit pjesa veriore e trevave shqiptare ka rrëfyer historinë e vet, duke e trashëguar brez pas brezi. Sot Unesco njoftoi vendimin.
“Një regjistrim i ri në listën për nevojë urgjente mbrojtjeje. Arti i të luajturit, të kënduarit dhe të punuarit të lahutës”, shkruhet në njoftimin e vetë Unescos, shoqëruar dhe me foton e një të riu që po merr mësime se si të luajë këtë instrument.
Lajmi më pas u shpërnda menjëherë dhe nga kryeministri Edi Rama dhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Gonxhja përmes postimeve në rrjete sociale.
“Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtje. Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes”, shkruhet në postimin e ministrit Gonxhja.
Procesi për përfshirjen e lahutës si pjesë e trashëgimisë botërore, u mbështet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të marrëveshjes për përgatitjen e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.
Ministri shprehet se “Shqipëria mbetet e angazhuar për të ruajtur, promovuar dhe fuqizuar këtë pasuri të rrallë kulturore, duke mbajtur të hapur edhe bashkëpunimin e ardhshëm me Kosovën”.
Komente











Po lahuta, si "trashegimi materiale", kujt i perkiska?
PërgjigjuNëse nuk e ushtroni do të vdesë, e do ngelt vetëm çna ishte njëherë
Përgjigju