14 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID, shënohen 590 raste të reja! Humb 'betejën' me sëmundjen mjeku në Vlorë

14 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID, shënohen 590 raste të reja! Humb 'betejën' me sëmundjen mjeku në Vlorë

Foto ilustruese

14 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana,  1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetarë nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç. Ndërkohë që për shkak të COVID ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare, Fejzi Alushi mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë kryer 2994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 590 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2954 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 36,323 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër,  24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull.         

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Mars 2021)

Raste të reja ditore        590

Të shëruar në 24 orë     710

Të shtruar në spitale      406

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore               2994

Testime totale           523,072

Raste pozitive           119,528

Raste të shëruara       83,264

Raste Aktive             34,158

Humbje jete              2106

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      23125

Fier        2559

Durrës    1581

Vlorë      1494

Shkodër   1275

Gjirokastër 1225

Korçë      853

Lezhë      692

Elbasan   468

Berat       234

Dibër     339

Kukës     313

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
I infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 67-vjeçare mjeku vlonjat, Fejzi Alushi

Ndërron jetë në moshën 67-vjeçare, Fejzi Alushi mjek Nefrolog në rajonin e Vlorës i cili ishte infektuar me COVID-19.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë. Mjeku Alushi ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie si dhe ka botuar disa libra në fushën e mjekësisë.

"Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Fejzi Alushi, mjek Nefrolog ne rajonin e Vlores, si pasoje e Covid-19. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.......

I paharuar qofte kujtimi i Tij ! Eksperienca Akademike Mesimedhenje 1995 e në vazhdim Lektor i Sëmundjeve të brëndëshme në Fak.Shëndetit Publik në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Studime Universitare dhe Grada Akademike 2012-Doktor i Shkencave Mjeksore. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë. 1979 – Mjeksi e Pergjitheshme. Fakulteti i Mjeksisë Tiranë.

Botime Universitare dhe Monografi 2008-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” II 2005-Botim Libër “ Sëmundjet e Brëndëshme” I 2013- Botim Libër Geriatria-Gerontologjia Eksperienca Profesionale Mjeksore, 2005-2007 Drejtor i DRSKSH Vlorë. 1979 e ne vazhdim Mjek Patolog, Nefrolog, Ekografist", thuhet në postimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës