TIRANE - Edhe këtë vit kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë janë kthyer në tempullin e dashurisë. Pa dallim moshe, të dashuruarit kanë shkëmbyer dhurata, mesazhe, puthje, përqafime e momente të paharrueshme.

E nuk kishte si të ndodhte ndryshe në këtë ditë kaq të bukur, ku dielli rrezatonte e ngrohte zemrat e të dashuruarve. Buzëqeshjet, puthjet e përqafimet gërshetuar me aromën e mimozave e trëndafilave mbizotëruan kudo mes të dashuruarve. Kryefjala e kësaj dite ishte dashuria, ndjenja më e pastër dhe sublime e njeriut.

shen valentini

Që në orët e para të mëngjesit shitësit e luleve kishin nxjerrë buqetat e përgatitura enkas për këtë ditë, nëpër rrugët e qytetit.

Djem e vajza nxitojnë për tek të dashurit e tyre me lule në duar si simbol të dashurisë së tyre. Trëndafilat e kuq mbeten dhurata më e preferuar e të dashuruarve. 

shen valentini

Në këtë ditë të shënuar, të gjithë urojnë për më shumë dashuri.

Por lule nuk kanë dhuruar vetëm të dashuruarit. 

“Mbesa më ka bërë dy lule dhuratë për Shën Valentin”,- shprehet një zonjë për mikrofonin e A1 Report.

Më shumë se festa e të dashuruarve, në kodrat e Liqenit Artificial dukej sikur festa e Shën Valentinit i kishte përfshirë të gjithë. Atmosferës festive i është bashkuar edhe banda e Qytetit, e cila performoi për kënaqësinë e qindra spektatorëve të ulur në shkallët e amfiteatrit.

shen valentini

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)