14-vjeçari bëhet i famshëm pas
arrestimit për shkak të shpikjes
Një 14-vjeçar që dashuron shkencën dhe shpikjen, u arrestua për shkak të dyshimeve kishte ndërtuar një bombë. Në fakt Ahmed Mohamed kishte marrë me vete në shkollë një orë të bërë në shtëpi, gjë për të cilën mësuesja dyshonte se ishte bombë. Fotoja e tij me bluzën NASA dhe me duart pas shpine me pranga, zemëroi shumë njerëz. Ky imazh po bën xhiro në rrjetet sociale, ku disa shprehen se ai është ndëshkuar për shkak të besimit.
SHBA – Një 14-vjeçar që dashuron shkencën dhe shpikjen, u arrestua për shkak të dyshimeve kishte ndërtuar një bombë. Në fakt Ahmed Mohamed kishte marrë me vete në shkollë një orë të bërë në shtëpi, gjë për të cilën mësuesja dyshonte se ishte bombë.
Fotoja e tij me bluzën NASA dhe me duart pas shpine me pranga, zemëroi shumë njerëz. Ky imazh po bën xhiro në rrjetet sociale, ku disa shprehen se ai është ndëshkuar për shkak të besimit.
Shkencëtarë, njerëz të njohur, politikanë dhe njerëz të thjeshtë kanë shprehur mbështetje për Ahmed.
Në mbështetje të tij ka bërë dhe një postim Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i cili e ka ftuar muajin e ardhshëm të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në natën e përvitshme të Astronomisë.
“Orë e bukur Ahmed. Doni ta ftojmë në Shtëpinë e Bardhë? Ne duhet të frymëzojmë më shumë fëmijë që ta duan shkencën. Kjo është ajo që e bën Amerikën të madhe”, shkruan Obama.
Në mbështetje të 14-vjeçarit ka reaguar edhe themeluesi i Facebook, Marc Zuckerberg.
“Të kesh aftësi dhe ambicie për të ndërtuar diçka duhet të të sjellë duartrokitje dhe jo arrestimin. E ardhmja u përket fëmijëve si Ahmed. Ahmed, nëse dëshiron të vish në Facebook, do të ishte kënaqësi të të takoja”, shprehet Zuckerberg.
Edhe Twitter i ofroi Ahmed-it intership.
14-vjeçari ka shpjeguar arsyen e shpikjes së orës: “E krijova për t’i bërë përshtypje mësueses, por kur ia tregova, ajo mendoi se po e kërcënoja. Ishte e trishtueshme që ajo mori përshtypjen e gabuar”, u shpreh Ahmed.
Ahmed u pezullua tre ditë nga shkolla, ndërsa policia thotë se nuk do të ngrejë akuza ndaj tij.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57.5%
-
Jo
39.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5300
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nicolas Maduro betohet si president për një mandat të 3, SHBA rrit shpërblimin për arrestimin e liderit të Venezuelës
11 Janar, 11:27
-
Rindërtimi nga tërmeti në Lezhë i bllokuar, 60 familje të pastreha! Ndreu: Puna rinis brenda këtij viti
11 Janar, 11:26
-
Ervin Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep opozita
11 Janar, 11:22
-
Zgjedhjet 2025, Spiropali- Diasporës: Keni kontribuar përgjatë tranzicionit të vështirë, Shqipëria ka nevojë për votën tuaj
11 Janar, 11:21
-
Durrës/ Shpërndante kanabis në lagjet e qytetit, arrestohet një 24-vjeçar
11 Janar, 10:59
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
Gripi i shpendëve, 3 pulëbardha gjenden të ngordhura në Lagunën e Karavastas, grupet e punës po monitorojnë fermat
11 Janar, 10:33
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr
11 Janar, 09:59
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Zjarret në Los Angeles, reportazhi i ‘La Repubblica’ nga ferri i Pacific Palisades! Dëme në rrjetin elektrik dhe hidrante jashtë funksionit
11 Janar, 09:31