14 vjet burg se shkroi informacione
sekrete në… aplikimin për punë!

14 vjet burg se shkroi informacione<br />sekrete në… aplikimin për punë!
MOSKË- Një specialist i zbulimit ushtarak rus u dënua me 14 vjet burg për tradhtI, për përfshirjen e informacioneve sekrete në një aplikim për punë, në një degë të Ministrisë së Mbrojtjes të Suedisë, njoftoi sot media shtetërore.

Genadi Kravcov, i cili ka punuar si specialist sateliti në Drejtorinë kryesore të Inteligjencës Ruse nga viti 1990 deri në vitin 2005, shkroi në aplikim disa informacione në lidhje me zbulimin e satelitit, aplikim që e dërgoi në vitin 2010.

Autoritetet ruse zbuluan letrën në kompjuterin e tij gjatë kontrollit të pasurisë, në vitin 2013, pasi ai aplikoi për një punë të ngjashme në Bjellorusi, një aleat i ngushtë i Rusisë.

”Numri i dënimeve për tradhti në Rusi u rrit nga katër në vitin 2013 në 15 vitin e kaluar”, njofton agjencia e lajmeve, RBC, duke cituar Gjykatën e Lartë.atsh

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve