Në datat 14 dhe 15 qershor 2021, Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkinë Korçë, do të organizojnë aktivitetin "Kupa e Shqipërisë", me pjesëmarrjen e 12 ekipeve shqiptare. Për këtë garë policia e Korçës ka marrë një plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike, duke bllokuar disa segmente rrugore.
Ditën e hënë, ora 17:00, aksin rrugor Pogradec-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.
Ditën e martë, ora 10:00, aksin rrugor Korçë-Maliq-Plasë-Korçë, i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes.
Policia e Korçës, kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe shmangien e lëvizjeve të panevojshme me mjet prej tyre, në këto segmente rrugore deri në përfundimin e këtij aktiviteti sportiv.