15 dhjetori, afati për
pezullimin e guroreve

15 dhjetori, afati për<br />pezullimin e guroreve
TIRANE- Gjatë një deklarate për shtyp, Ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaroj se vetëm në disa javë kemi pasur 124 furra gëlqereje të mbyllura dhe 25 subjekte guroreje të pezulluara. Të gjitha aktivitetet e paligjshme që shfrytëzojnë burimet natyrore pa leje mjedisore kanë si afat të fundit datën 15 dhjetor. Muaji tjetër, deklaroj Koka, do ti kushtohet rehabilitimit të natyres, ku një vëmendje të madhe do të ketë pyllëzimi. Ndër të tjera ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e ndryshimit të madh që do të vijë më 22 nëntor, ndryshimit për një Shqipëri më të pastër. 
 
Ministri Koka ka ftuar të gjithë qytetarët që me datë 22 nëntor të bëhen pjesë e ndryshimit të madh, dhe të bashkohen me 100 mijë vulnetarët e lëvizjes “ të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.  Ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë një konference për shtyp bëri me dije se në vijimsi të programit të qeverisë për 100 ditët e para, Ministria e Mjedisit ka ndërmarrë një sërë nismash në javët e fundit. Nga këto nisma kemi si rezultat 124 furra gëlqereje të mbylluara në Krujë si dhe dënimin me gjobë ose pezullim të 25 subjekteve që merren me grumbullimin dhe shfrytëzimin e materialeve inerte në rrethin e Krujës. Për këto subjektë është vendosur masa e gjobës sipas gjegjislacionit në fuqi  si dhe është kërkuar revokim i lejes së mjedisit. Ministria e Mjedisit ju ka lënë subjekteve një afat 30 ditor, që përkon me datën 15 dhjetor.

Ministri Koka u shpreh se pas kësaj date nuk do të tolerohet asnjë aktivitet i cili vepron në mënyrë të paligjshme duke shfrytëzuar burimet natyrore apo duke dëmtur mjedisin. Të gjitha aktivitetet do të prishen pa asnjë hezitim nga Inspektoriati Mjedisor në bashkëpunim me INUK dhe policinë e shtetit. Gjatë ditëve të fundit inspektoriati i mjedisit ka realizuar kontrollin e të gjitha impianteve të prodhimit dhe përpunimit të materialeve inerte  ose siç quhen ndryshe gurore. Ministri gjatë një deklarate publike ka kërkuar mirëkuptimin e adminstratorëve të këtyre aktiviteteve që të pezullojnë punën e tyre në mënyre vullnetare. Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë  do të përcaktojnë një zonë për zhvillimin e këtij aktiviteti në mënyrë të ligjshme në respekt të ruajtjes së standardeve mjedisore.

Ndër të tjera Koka theksoj se gjatë muajit në vijim do t’i kushtohet më tepër vëmendje mjedisit dhe pyllëzimit , pra rehabilitimit të natyrës. Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që me datë 22 nëntor të bëhen pjesë e ndryshimit të madh, dhe të bashkohen me 100 mijë vulnetarët e lëvizjes “ të pastrojmë Shqipërinë në një ditë”.  “ E gjithë Ministria e Mjedisit, të gjithë punojësit e saj, përfshirë edhe mua,  do të angazhohemi në mënyrë institucionale dhe qytetarë në këtë aksion të madh”- u  shpreh Ministri i Mjedisit. Ndër të tjera koka theksoj se ky është vetëm fillimi për një Shqipëri të pastër.
 
Shkrimi u publikua sot (19.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës