15 % e goditjeve ishemike
ndodh te moshat e reja

15 % e goditjeve ishemike<br />ndodh te moshat e reja
Ndryshe nga ajo që mund të mendojë shumica, goditja ishemike në tru mund të sulmojë edhe të rinjtë.

Në veçanti rreth 10-15 % e të gjithë goditjeve ishemike në tru ndodhin tek personat 18-45 vjeç, me një prevalencë të barabartë me dyfishin e asaj të sklerozës.

Kjo është diçka në rritje dy dekadat e fundit.

Këtë ka shpjeguar Alessandro Pezzini i cili është koordinatori i projektit Ispys në kongresin e mbajtur në Milano.

Ishemia është një goditje në tru, është mungesa e furnizimit me gjak dhe oksigjen të trurit.

Ka dy lloje goditjesh në tru. Ishemike dhe Hemoragjike.

Një goditje ishemike ndodh kur një kokël, një lëmsh, një mpiksje e gjakut bllokon një nga enët ose arteriet në tru.

Pra, arteria që çon gjak në tru bllokohet.

Kjo kokël apo ky lëmsh mund të krijohet në një zonë tjetër të trupit dhe të lëvize në arteriet e gjakut, derisa arrin në një enë të ngushtë të trurit duke bllokuar furnizimin me gjak.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, Ali Ahmeti: Kemi siguruar 19 mandate