15 fëmijë bëjnë 20 minuta në këmbë për të shkuar në shkollë, në fshatin Plan të Bardhë prindërit refuzojnë klasat kolektive (VIDEO)

Reshjet po i mundojnë fëmijët në Plan të Bardhë të Klosit. Rreth 20 minuta në këmbë deri në asfalt për të gjetur makinë të rastit drejt shkollës. Prindërit kërkojnë transport të sigurt për fëmijët nga fshati deri në Klos, 12 km larg.

"Janë 15 fëmijë të lagjes që i gjen ora 10 pa gjetur fugon për të shkuar tek shkolla. U bënë disa herë që e kemi ngritur kërkesën te bashkia, te arsimi. Arsimi na ka thënë se nuk kemi çfarë të bëjmë më tepër, kaq mundësi kemi. Shkolla e Planit të Bardhë është larg, si me shkuar në Klos, si me shkuar në Plan të Bardhë në rrugë këmbësore çfarë garancie kam unë se ka edhe kafshë të egra rrugëve. Tani vazhdon edhe furtuna, nuk mundemi me i dërguar atje" tha Agron Skordha, banor i fshatit.

Plan i Bardhë po braktiset dhe ato pak familje refuzojnë ti çojnë fëmijët në shkollën e fshatit pasi mësimi bëhet në klasa kolektive

Fiqiri Kuka gjyshi i fëmijëve që kanë shqetësimin thotë se: "Ne dalim që në mëngjes dhe deri në drekë rrimë në rrugë, duke pritur makina të rastit. Fëmijët rrinë gjithë ditën në rrugë, se i shtyp makina, se vijnë apo jo në shtëpi, nuk dimë gjë. Unë mendohem për këtë punë për fëmijët e fëmijëve, se unë vetë jam 84 vjeç."

Report Tv u interesua pranë Drejtorisë Arsimore të Klosit, ku mësojmë se tenderi për transportin e fëmijëve të fshatit Plan i Bardhë ka dështuar.

"Prokurimet për transportin me organizimin e ri të drejtorive dhë zyrave arsimore, nuk e bën më drejtoria arsimore, por bëhet nga drejtoria rajonale Durrës. Por për shkak të numrit të pakët dhe mungesës së banorëve të asaj zone dhe mungesës të transportit publik që ka në atë zonë, ky tender në vitet e kaluara ka dështuar dhe po në mbështetje të këtij ligji, ne si zyrë arsimore kryejmë të gjithë detyrimet duke paguar transportin e këtyre fëmijëve në mbështetje të këtij ligji", thotë Teuta Karaj, drejtoreshë e Zyrës Arsimore Klos.

Por bashkia dhe zyra arsimore u kërkojnë prindërve ti kthejnë fëmijët në klasat kolektive të fshatit.

"Ne e kuptojmë që mësimi në klasa kolektive mbart problemet e veta, por nuk është e vetmja shkollë që ne kemi me klasa kolektive si në Bashkinë Klos, ashtu edhe në shkallë republike. Shpërngulja e popullsisë ka bërë që këto klasa kolektive të ekzistojnë", tha Karaj.

Deri kur te gjendet një zgjidhje, fëmijët e Planit të Bardhë do të vazhdojnë të kërkojnë makinë të rastit për në shkollë

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur