Një shqiptar, autor i disa grabitjeve në Itali, po i kalon festat e fundvitit në burg. Policia ka vendosur masën e arrestit me burg për 26-vjeccarin Mario Prenga, i cili u ndalua më 24 dhjetor në Brindisi, i kërkuar si një ndër tre autorët e plaçkitjes së disa apartamenteve në zonën e Chiavarit.

Vetëm në dy javët e para të nëntorit, Prenga dhe dy bashkëpunëtorët e tij kanë kryer rreth 15 grabitje, të cilat i realizonin duke u ngjitur në tarracat e kateve të para e më pas duke realizuar qëllimin e tyre.

Pikërisht nga mënyra sesi i kryenin vjedhjet, autorët u cilësuan si akrobatë, ndërsa kanë qenë pamjet e kamerave të sigurisë ato që kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve.

dy.b/shqiptarja.com