Para pak muajsh askush nuk e mendonte, por tani është realitet. Legjenda e futbollit brazilian Ronaldinho është rikthyer sërish në fushë 11 vite pas ndeshjes së tij të fundit zyrtare.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit zbriti në fushë me fanellën e skuadrës italiane Ravenna, në përballjen ndaj Forli në kampionatin e Serisë C.
Braziliani u aktivizua si titullar, duke luajtur 45 minuta dhe duke kontribuar në aksionin e golit të parë të takimit. Ravenna triumfoi me rezultatin 2-0, ndërsa rikthimi i Ronaldinhos u shoqërua me duartrokitje të shumta nga tifozët e pranishëm në stadium.
Çfarë deklaroi Ronaldinho?
Pas ndeshjes, braziliani nuk e fshehu emocionin për rikthimin e tij:
“Ishte fantastike të isha këtu, të luaja përsëri dhe të përjetoja atmosferën në dhomat e zhveshjes. Futbolli ka qenë gjithmonë gjëja më e bukur në jetën time.”
I pyetur nëse kjo ishte paraqitja e tij e fundit, Ronaldinho la gjithçka të hapur:
“Nuk e di. Nëse presidenti më thërret, do të rikthehem. Nëse ka nevojë për mua, unë do të jem këtu.”
Një rikthim për nostalgjinë! Fituesi i Topit të Artë në vitin 2005 dhe kampion bote me Brazilin në vitin 2002 duket se nuk e ka humbur dashurinë për futbollin. Pas eksperiencave me Barcelonën, Milanin dhe kombëtaren braziliane, Ronaldinho rikthehet për të shkruar një tjetër kapitull, këtë herë me fanellën e Ravenna-s.
Magjia nuk njeh moshë!










Komente
Komento