Një 34 vjeçar në Shkodër është proceduar penalisht pasi ka tentuar të kalojë në pikën kufitare të Muriqanit me 14.900 euro të padeklaruara.
Pas kontrolli të imtësishëm, brenda mjetit ‘Range Rover’, 34 vjeçarit, T.B iu gjet shuma e cila nuk ishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin T. B., për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.