Fushe Kruje- Një plagosje me thikë është shënuar në oborrin e gjimnazit "Shote Galica" në Fushë Krujë. Rreth orës 10:45, ka pasur një sherr mes dy nxënësve të kësaj shkolle. Gjatë konfliktit Klisman D., 18 vjeç u godit me thikë nga 17 vjeçari nxënës po i kësaj shkolle/
Nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet, ndërkohë i plagosuri është dërguar me urgjence ne spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka plage te thella dhe ka patur hemoragji të madhe
Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin "Shote Galica" në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle). Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informoi sot policia.
Mësohet se 18-vjeçari Klisman D. është qëlluar një herë në qafë. Është paraqitur në Ambulancën e Fushë Krujës me këmbët e veta, me thikën të pa hequr dhe në këtë mënyrë është dërguar pranë Spitalit të Traumës.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin videon e momentit kur 17 vjeçari u shoqërua nga ambientet e shkollës në komisariat.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:01
DETAJI/ Plagosja në oborrin e gjimnazit në Fushë Krujë, adoleshenti shkoi vetë në ambulancë me thikë në qafë! Në rrezik për jetën
Foto: Shkolla Shote Galica
Detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur në oborrin e gjimnazit 'Shote Galica' në Fushë Krujë.
Mësohet se 18-vjeçari Klisman D. është qëlluar një herë në qafë. Është paraqitur në Ambulancën e Fushë Krujës me këmbët e veta, me thikën të pa hequr dhe në këtë mënyrë është dërguar pranë Spitalit të Traumës.
Ka humbur shumë gjak dhe është në rrezik për jetën, informon gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Sokol Dema.