15 mijë lekë/ora për ndërhyrjen e
zjarrfikëses në objektet e siguruara
Sipas vendimit të qeverisë, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit të shërbimit të MZSH-së nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes
TIRANE - Ndërhyrja e zjarrfikëses për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara do të kushtojë 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për orë. Sipas vendimit të qeverisë, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit të shërbimit të MZSH-së nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes.
Shumat e arkëtuara nga shoqëritë e sigurimit, që kërkojnë ndërhyrje për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara, derdhen në llogaritë e Bashkisë përkatëse që ka ofruar shërbimin.
VENDIMI I QEVERISE“Qeveria vendosi sot mënyrën dhe kriteret e llogaritjes së shpenzimeve të ndërhyrjes për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara nga zjarri dhe administrimin e përdorimin e të ardhurave, për llogari të shërbimit vendor të MZSH-së. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.152/2015, “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:1. Tarifa e ndërhyrjes për shuarjen e zjarreve nga shërbimi i MZSH-së në objektet e siguruara nga zjarri nga shoqëritë e sigurimit është në vlerën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë për orë ndërhyrjeje.
2. Për efekt të përllogaritjes së kostove të shërbimit, të ofruar nga shërbimi i MZSH-së në nivel vendor, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit të shërbimit të MZSH-së nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes.
3. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit informon zyrtarisht kryetarët e bashkive për listën e objekteve të siguruara në territorin nën juridiksionin e tyre.
4. Shumat e arkëtuara nga shoqëritë e sigurimit, që kërkojnë ndërhyrje për shuarjen e zjarreve në objektet e siguruara, derdhen në llogaritë e bashkisë përkatëse që ka ofruar shërbimin.
5. Të ardhurat, që krijohen sipas pikës 4, të këtij vendimi, administrohen nga bashkia përkatëse që ka ofruar shërbimin e MZSH-së dhe përdoren për mbulimin e shpenzimeve të kryera, financimin e veprimtarive kryesore, shpenzime operative, rinovim të automjeteve e të pajisjeve zjarrfikëse, për investime dhe shpërblimin e punonjësve të shërbimit vendor të MZSH-së.
6. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.6%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 882
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39