15 mijë m2 tek Parku i Liqenit Artificial vishen me batanije ekologjike (FOTO)

15 mijë m2 tek Parku i Liqenit Artificial vishen me batanije ekologjike (FOTO)

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka bërë me dije se janë rikualifikuar duke vendosur batanije ekologjike, lloji bari në formë batanije që vendoset për të mbrojtur Parkun tek Liqeni Artificial nga kushtet ekstreme të motit.

Bëhet fjalë për 15.000 m2 sipërfaqe që janë veshur me batanije ekologjike. Përfaqësues nga 20 universitete tekniko-kërkimore europiane kanë parë nga afër implementimin e këtij projekti.

“Parku shkëlqen! 15.000 m2 është sipërfaqja që u rikualifikua këto ditë vjeshte me batanije ekologjike! Përfaqësues nga 20 universitete tekniko-kërkimore europiane u njohën nga afër me suksesin e projektit të Brigaid. Batanijet gjeogride janë një risi që jo vetëm e zbukuron, por edhe e mbron Parkun nga kushtet ekstreme të motit. Falenderojmë nga zemra partnerët tanë të AKPT për testimin e projektit në Park!”,- thuhet në njoftimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

 

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj