Parku i Liqenit Artificial në Tiranë i është nënshtruar dezinfektimit ditën e sotme.

Rreziku nga Covid është ende mes nesh, ndaj, përpos përpjekjeve për t'u qëndruar masave, si dhe për të mos lejuar grumbullimet masive, Bashkia e Tiranës ka vijuar me dezinfektimin e përditshëm të parkut që nga stolat, këndet e forcës, fushat multisportive dhe tribunat e tyre, si dhe çdo pikë tjetër rekreative në park.

Për të garantuar sa më shumë siguri frekuestuesve të kodrave të Liqenit, dhe sidomos të vegjëlve që kalojnë pak çaste tek parku i lojërave, Bashkia e Tiranës po vazhdon punën në terren, për pastrimin, dezinfektimin, dhe garantimin e zbatimit të masave.

Së fundmi, lehtësimi i masave lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë është shoqëruar edhe me një lëvizje të shtuar të qytetarëve, për të shkuar në punë, për të bërë blerjet e ndryshme, apo edhe për të shëtitur.

Ora 20:39
Dezinfektohen hapësirat argëtuese tek Parku i Liqenit Artificial
1/0