15 vende të BE-së kërkojnë zgjidhje të reja për migracionin nën shembullin e marrëveshjes Itali-Shqipëri

Pavarësisht miratimit të Paktit të ri të Migracionit dhe Azilit nga Parlamenti i BE-së, imigracioni mbetet një nga çështjet në qendër të fushatës elektorale për zgjedhjet europiane, edhe në vendet që përfitojnë nga ky Pakti, ndryshe nga ato si Italia që janë në front të parë, e reforma i penalizon.

Pikërisht për shkak se janë zgjedhjet, janë të shumtë shtetet që duan të tregojnë iniciativa dhe ideja e ngritjes së qendrave të emigrantëve në Shqipëri po kryeson në 15, shtete, përfshi dhe Italinë të cilët i kanë shkruar një letër Komisionit Europian për të sugjeruar “shqyrtimin e një bashkëpunimi të mundshëm me vendet e treta për mekanizmat e qendrës së riatdhesimit, ku të kthyerit mund të transferohen në pritje të largimit të tyre përfundimtar”.

Letra është nënshkruar nga qeveritë e Sofjes, Pragës, Kopenhagës, Talinit, Athinës, Romës, Nikosias, Rigës, Vilniusit, Valetës, Hagës, Vjenës, Varshavës, Bukureshtit dhe Helsinkit 

“Ne inkurajojmë – forcimin e aspekteve të brendshme dhe të jashtme të riatdhesimit, për të arritur në një politikë efektive të riatdhesimit të BE-së”.

Nëse duam të vazhdojmë të punojmë për të thyer strukturat nxitëse që shtyjnë lëvizjet e parregullta migratore dhe udhëtimet e rrezikshme drejt Evropës, nevojiten përpjekje plotësuese, pasi ne besojmë se për të adresuar shkaqet rrënjësore të migrimit të parregullt dhe për të menaxhuar lëvizjet migratore drejt Evropës dhe vendeve të BE, do të jetë e nevojshme që të gjithë ne të mendojmë jashtë kornizave aktuale dhe së bashku të gjejmë mënyra të reja për të trajtuar këtë problem në një nivel evropian, thuhet në letrën dërguar Komisionit Evropian nga Italia dhe 14 vende të BE-së, që kërkojnë masa të reja për të shoqëruar Paktin mbi Migracionin.

”Sfidat aktuale në lidhje me sistemin e azilit dhe migracionit të BE-së, duke përfshirë rritjen e ardhjeve të parregullta, janë të paqëndrueshme. Përgjegjësia dhe angazhimi ynë kryesor është të mbështesim stabilitetin dhe kohezionin social, duke shmangur rrezikimin e polarizimit të shoqërive evropiane dhe humbjes së unitetit në familja e shteteve anëtare të BE-së”, shkruajnë 15 qeveritë.

Letra nxit krijimin e ”partneriteteve gjithëpërfshirëse, reciprokisht të dobishme dhe afatgjatë me vendet partnere kryesore përgjatë rrugëve të migrimit”, sipas modelit të marrëveshjeve me ”Turqinë dhe Tunizinë” si dhe marrëveshjen ”Itali-Shqipëri”.

”Vendet e mundshme të sigurisë dhe mekanizmat e tranzitit të frymëzuar nga mekanizmat ekzistues të tranzitit emergjent mund të eksplorohen”, thuhet më tej në letër e cila u citua nga ”Financial Times”.

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

21 janari, Braçe thirrje Bashës, Metës e Berishës: Mos u kacafytni, tregojani SPAK-ut çfarë dini për njëri-tjetrin! Jeni bërë halucinantë

21 janari, Braçe thirrje Bashës, Metës e Berishës: Mos u kacafytni, tregojani SPAK-ut çfarë dini për njëri-tjetrin! Jeni bërë halucinantë