Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë, 755 raste të reja dhe 15 humbje jete

Vazhdon situata kritike në Kosovë për sa i përket COVID-19, ku gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 755 persona, sipas  të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar 15 viktima.

Shifrat e sotme në Kosovë kanë një rritje të ndjeshme në krahasim me ditën e djeshme, ku janë shënuar 704 raste të reja dhe 9 viktima, gjë që është tepër shqetësuese.

Një lajm pozitiv është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 553 pacientë, megjithatë rastet e infektimeve me koronavirus dhe numri i viktimave në Kosovë vazhdon të jetë konstant në nivele stratosferike, pavarësisht masave të marra nga qeveria.

S.M./K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Koronavirusi/ Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat kufizuese. A jeni dakort me vendimin?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

6 këshilla drejtuar shoferëve për udhëtimin me kujdes në ditët me mot të acartë!