15 vjet pa talentin dhe artistin
e jashtëzakonshëm Luk Kaçaj

15 vjet pa talentin dhe artistin<br />e jashtëzakonshëm Luk Kaçaj
Më fal Luk, që këtë postim se bëra dot në ditën që na kujton kalimin tënd në jetën e pasosun!
Ishe dhe mbete i madh, megjithëse dallgët e jetës të munduan krye e fund!
Jetove aq sa t’i tregoje të gjithëve, vlerat e interpretimeve të tua.
Isha me fat që të njoha në vitin 1998, kur gazetari i shquar Agron Çobani dhe Stefan Gajo po peërgatisnin dokumentarin kushtuar jetës tënde njerëzore dhe artistike. 
Pikërisht ato ditë e preke dhe një herë skenën e operas si për t’i thënë lamtumirë, por njëkohësisht edhe respektin tonë për ju.
AMEN!

Fragment nga letra e fundit e Luk KACAJT e datës 11.01.1997 dërguar z. Armando Nicoletti në Itali:

"Kanë kaluar tre vjet që jam kthyer në vendin tim. Ende deri më sot jam duke u endur si një nomad, për rreth katër qyteteve, ku banojnë miqtë e mi, sepse nuk më kanë dhënë ende shtëpinë time. Nuk e di ende se kur do të ma japin, që më në fund dhe unë të gjej pak qetësi. Në këtë moshë pothuajse 72 vjeçare është shumë e vështirë të jetosh në këto kushte. Si pasojë kam qenë shumë i sëmurë dhe sinqerisht ju them se kam menduar që ka ardhur çasti i vdekjes sime. Është kaq e vërtetë sa kam thërritur priftin të më japë sakrimentet e shenjta. Më vjen keq sepse kam konstatuar që edhe në praninë e qeverisë së tanishme nuk pres asgjë të mirë, sepse është një rregjim i gjithi neokomunist. Kënaqësia ime më e madhe në këto tre vitet e fundit ka qenë inagurimi i Kishës së Fretërve Françeskanë, ku kam filluar të këndoj që kur kam qenë fëmijë dhe që ka qenë transformuar nga komunistët në një kinema. Në koncertin e organizuar, për këtë rast, me datë 28 tetor, kam kënduar romancën e Fieskos nga opera Simone Boçanegra të Guseppe Verdit.....Prej më se 35 vitesh jam duke pritur me ankth çastin e lehtësimit të dhimbjeve të mia. Nuk e di kurdo të jetë"

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë