150 balena bllokohen në breg, ja nga çfarë kërcënohen

150 balena bllokohen në breg, ja nga çfarë kërcënohen

Më shumë se 150 balena janë bllokuar para një bregu në perëndim të Australisë, njoftojnë mbrojtësit e kafshëve të egra, kjo ka ardhur si pasojë e motit të keq dhe kërcënimi i peshkaqenëve të tërbuar që iu kanë pamundësuar shpëtimtarëve për t’i mbrojtur.

Balenat pilotë të shkurtëra u dalluan të premten në mëngjes në bregun e Hamelin Bay, rreth 160 milje në jug të Perthit.

Por në mbrëmje, të gjitha përveç shtatë balenave kanë ngordhur, thuhet sipas Departamentit të Shtetit të Biodiversitetit, Konservimit dhe Argëtimit.

 “Shumica e balenave ishin nxjerr në breg dhe nuk kanë mundur të mbijetojnë,” tha Jeremy Chick i departamentit të Parkut dhe Shërbimit për Kafshët e Egra.

Përpjekjet u zhvilluan të premten në mbrëmje për të lëvizur shtatë balenat e mbijetuara në ujërat më të thella, deklaroi departamenti përmes një postimi në Twitter.

Më shumë se 100 vullnetarë për mbrotjen e kafshëve të egra kanë arritur në brigjet e plazhit, por shpëtuesit thanë se kushtet atje dhe kërcënimi i peshkaqeve – po pengonin përpjekjet e tyre.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 1996 në Australinë perëndimore, kur 320 balena pilotë me fole të gjatë u futën në Dunsborough, rreth 40 milje në veri të Hamelin Bay.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion