150 milionë USD për shpërndarjen e energjisë, eliminim faturave aforfe
TIRANE, 18 Tetor /ATSH/ – Për të ulur nivelin e humbjeve, Ministria e Energjisë dhe Industrisë mes projekteve financuar nga Banka Botërore, synon plotësimin me matësa të te gjithë konsumatorëve dhe eliminimin e faturimit aforfe. Burime të MEI-t bëjnë të ditur për ATSH-në, se po negociohet paketa më e rëndësishme financiare prej 150 milionë USD […]
TIRANE, 18 Tetor /ATSH/ - Për të ulur nivelin e humbjeve, Ministria e Energjisë dhe Industrisë mes projekteve financuar nga Banka Botërore, synon plotësimin me matësa të te gjithë konsumatorëve dhe eliminimin e faturimit aforfe.
Burime të MEI-t bëjnë të ditur për ATSH-në, se po negociohet paketa më e rëndësishme financiare prej 150 milionë USD miratuar nga Banka Botërore, me qëllim që rreth 100 milionë USD të shkojnë në sektorin e shpërndarjes. Këtij sektori do t'i shtohen edhe 50 milionë USD të tjera nga dy institucione ndërkombëtare, me qëllim që të bëhet një sekor I qëndrueshëm shpërndarja e energjisë.
Ministri i MEI-t, Damian Gjiknuri, u shpreh së fundi në Kuvend se "synojmë uljen e humbjeve duke futur investimet në sistemin e matjes me teknologji të reja, mes të cilave aplikimi i vendosjes së çmimeve në pik dhe çmimet e natës, kur energjia është kudo më e lirë".
Në periudhën 2012-2013 arriti në 200 mijë numri i konsumatorëve që konsumonin energji pa pasur matësa dhe për pasojë, u shënua nivel i lartë i humbjeve të energjisë.
Operatori i Shpërndarjes në këtë periudhë arriti humbjet në nivelin 50% dhe arkëtimet në nivelin më të ulët historik, duke krijuar probleme të mëdha në likujditet, borxhe tek KESH, OST, furnizuesit private, mungesë fondesh për investime të mëtejshme.
Investimet në sektorin energjitik, sidomos në pjesën e shpërndarjes, kanë qenë minimale, pasi përvec disa investimeve që u bënë menjëherë pas privatizimit në 2010-2011, më pas u ndërprenë. Sot kompania e shpërndarjes OSHEE është 100% me aksione shtetërore pas mbylljes së procesit me CEZ-in cek. /n.m//a.ke/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.2%
-
Të gabuar
24.1%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3227
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI
17 Janar, 14:39
-
Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve
17 Janar, 14:31
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Ernest Muçi me trajner të ri, legjenda e Manchester United firmos në Stamboll
17 Janar, 14:29
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Shiste lëndë narkotike në Durrës, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
17 Janar, 14:08
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Shorti i vendosi përballë Bylisit, presidenti i Egnatias: Kundërshtar i vështirë, presim edhe një sulmues
17 Janar, 13:57
-
Stop rrathëve të zinj të syve, 2 maska virale për sy të relaksuar
17 Janar, 13:42
-
"Botoks" natyral për fytyrën me dy përbërës
17 Janar, 13:38
-
Dhimbje të forta nga Borsiti? Fizioterapistja: Mos e bëni këtë gabim në shtëpi
17 Janar, 13:35
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32