150 mln lekë nga buxheti
për rrugën me gropa
Vështirë se gjendet në Shqipëri një rrugë nacionale më e prishur se ajo që bashkon Lushnjen me Beratin. Megjithatë, nga buxheti i shtetit jepen miliona lekë për ndërtimin apo riparimin e saj.
TIRANE - Vështirë se gjendet në Shqipëri një rrugë nacionale më e prishur se ajo që bashkon Lushnjen me Beratin. Megjithatë, nga buxheti i shtetit jepen miliona lekë për ndërtimin apo riparimin e saj. Në një faturë të Thesarit më datë 13 mars 2013, përshkruhet një pagesë e kryer ndaj një subjekti privat të kontraktuar nga Drejtoria e Rrugëve pranë ministrisë së Transportit, në shumën 154 milionë lekë të vjetra, që nuk kuptohet se për ç’punë janë dhënë.
Në faturë thuhet se pagesa është e mbartur nga viti i kaluar dhe ajo duhej të ishte kryer në 29 shkurt dhe 30 mars 2012, për ndërtimin e segmentit. Por, pagesa është kryer vetëm një vit më vonë.
Në fakt, ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, është shprehur vjet se po punohet për ndërtimin e një rruge të re Lushnjë-Berat, e cila praktikisht ka qenë për vite me radhë në një gjendje katastrofike. Kjo deklaratë u bë pasi kryeministri tha se “udhëtova kudo për të gjetur rrugë të paasfaltuara, por nuk gjeta”.
Ndërkohë, deputeti PS i Beratit Erjon Braçe ka shpërndarë vazhdimisht online foto të kësaj rruge, të cilat i shoqëron me shënimin: “Gjurma e rrugës thjesht është gërmuar dhe aty-këtu është hedhur pak çakëll! Pra, ministër këtu s’ka rrugë e punë në rrugë! E dyta, rruga aktuale nuk ka qenë kështu! Ka 8 vjet që po shkatërrohet, sepse nuk po ïnvestohet as për të hedhur zift!”
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.03.2013
Redaski Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.5%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3320
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë
26 Nëntor, 19:26
-
Qarkullimi tek Zogu i Zi thuajse i hapur, protestuesit vendosen në një kënd
26 Nëntor, 19:26
-
Armëpushimi në Liban/ Netanyahu: Hezbollah s'është më i njëjti, i vendosur për fitore
26 Nëntor, 19:24
-
Rita Ora feston ditëlindjen, sa vjeç bën artistja me famë botërore
26 Nëntor, 19:22
-
Flamur Noka e kërcënon se “do ta paguajë”, Sokol Bizhga përballë tij e merr me buzëqeshje! Momenti i akuzave dhe reagimi
26 Nëntor, 19:21
-
Netanyahu: Lufta në Liban nuk do të përfundojë derisa izraelitët në veri të vendit të kthehen të sigurt në shtëpitë e tyre
26 Nëntor, 19:20
-
Netanyahu zotohet për shkatërrimin e Hamas në Gaza
26 Nëntor, 19:17
-
Netanyahu i drejtohet popullit për armëpushimin në Liban
26 Nëntor, 19:16
-
Ironia e Spahiut: Opozita nuk proteston për vrasjen 14-vjeçarit por për fundin e 84-vjeçarit
26 Nëntor, 19:15
-
Video e bujshme/ 7 vite më parë, ja si Suel Çela merrte përpara me 'Audi' policinë në mes të Elbasanit
26 Nëntor, 19:12
-
Protesta e PD/ Militantët mblidhen para Bashkisë së Tiranës, forca të shumta policie rrethojnë zonën
26 Nëntor, 19:10
-
Protesta mbyllet vetëm te ‘Sheshi Uillson‘, Bardhi dhe grupi i bashkohen pjesës te Bashkia e Tiranës, pikat e tjera s'i binden
26 Nëntor, 19:10