Protestë përpara bashkisë së Shijakut. Nxënës dhe prindër të shkollës “Adem Sabli” që nuk përmbush kushtet infrastrukturore kanë dalë në protestë përpara bashkisë së Shijakut pasi nuk pranojnë që të zhvendosen në Maminas.
Ata kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi, duke u shprehur se e kanë të pamundur që çdo ditë të çojnë fëmijët në shkollën e largët. Sipas prindërve, edhe vitin e kaluar fëmijët e tyre kanë zhvilluar mësimin në këtë shkollë të largët, por ata nuk ndjehen të sigurt t'i lënë vetëm për shkak të disa aksidenteve që kanë ndodhur.
shijak (2).jpg" style="height:585px; width:780px" />
Shkolla Adem Sabli në Shijak
Kujtojmë se shkolla në zonën e Borakajve në Durrës ka 150 nxënës të cilët nuk e kanë nisur ende vitin shkollor. Shkolla në Borakaj “Adem Sabli” është jashtë kushteve infrastrukturore dhe për pasojë nxënësit janë dërguar të bëjnë mësim në shkollat e Maminasit. Prindërit kanë vendosur të mos i dërgojnë në shkollë fëmijët duke bojkotuar procesin mësimor.
“Është e patolerueshme. Klasat e para zhvillojnë mësim në darkë, kjo është jashtë çdo llogjike. Shkolla ku i kanë transferuar është shumë larg”
Prindërit