150 vjetori i 'Homerit' shqiptar! Shkodra përkujton Gjergj Fishtën, akademikë e studiues: Veprat e poetit, pasuri e Kombit

150 vjetori i lindjes së Homerit shqiptar, kolosit të letrave dhe poezisë shqipe u përkujtua në qytetin verior të kulturës në Shkodër me një konferencë jubilare shkencore ku morën pjesë të ftuar, studiues dhe akademikë.

Organizuar nga departamenti i Letersisë në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në bashkëpunim me bibliotekën "Marin Barleti" në fokus të aktivitetit u vu veprimtaria e klerikut, poetit, politikanit dhe diplomatit të kombit.

‘Mbetet gjithmonë aktual për çdo kohë dhe çdo gjeneratë të popullit tonë. At Gjergj Fishta është si vullkani, atehërë kur mendojnë të gjithë se krejt është shuar ai aktivizohet dhe kthehet prap në qendër të vëmendjes dhe ndodh kjo falë veprave të tij, që të ushqejnë shpitërisht dhe atdhetarisht’- tha At Pashko Gojçaj, provincial i françeskanëve.

Teksa vlerësuan lart figurën dhe kolanën e veprave shkruar në gegnisht, prej atit franceskan studiuesit Arben Prendi dhe Vinçens Marku u ndalen tek "Vështrimi mbi Fjalorin e At Benedikt Demës" dhe "Letershkembimi i Fishtes"

 “Ne ndalemi në këtë veprimtari në fakte të reja, pikërisht në dy vepra të reja  njëra e dorës së Fishtës "Letershkembimi i Fishtes" dhe “Fjalori i At Benedikt Demës" një fjalor historik e mitologjik i veprës së “Lahutës së Malësisë”- u shpreh Arben Prendi pedagog në USH.

‘Letërshkëmi”është një vepër e rëndësishme sepse i mundëson studiuesit të shohë personalitetin e Fishtës, jo vetëm në këndvështrimin e deritashëm  si në planin letrar dhe historik, por të shohim tanimë përmes një raporti më intim që kanë letrat. Aq më tepër  raporti intim i letrave në gjuhën Italian, që ai (Fishta) shkruan me sivëllaun e tij At Pal Dodaj’- Vinçens Marku, pedagog në USH.

Plot një shekull e gjysëm më parë, lindi në 1871 në Zadrimë të Fishtës At Gjergj Fishta. Me rastin e 150-vjetorit të lindjes, një javë më parë Biblioteka Françeskane në Shkodër promovoi botimin e veprës së plotë së tij ndërsa veprimtaritë shkencore do të vijojnë dhe në muajt e ardhshëm.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?