Situata problematike me zjarret në qarkun e Shkodrës është kthyer në një shqetësim për banorët e zonave periferike në këtë qark. Në ndryshim me vitet e kaluara kur situata ka qenë problematike gjatë muajve qershor, korrik dhe gusht, këtë vit 150 zjarre kanë rënë në muajin shtator. Kreu i shërbimit zjarrfikës, Ritvan Bushati, në një lidhje live në Report Tv, ka thënë se situata tashmë është vënë nën kontroll, por ka nevojë për më shumë investime për kapacitetet e burimeve njerëzore, pasi ka patur madje edhe 17 zjarre në një ditë.
Situata në shtator, anormale. Do ishte normale në korrik dhe gusht. Kemi regjistruar 150 zjarre në shtator. Vetëm në një ditë ka patur 17 raste të veçanta, ka qenë rekord. E kemi përballuar me të gjitha forcat që kemi patur në gatishmëri. Bordi dhe Ujësjellësi kanë qenë në gatishmëri. U arrit shuarja e flakëve me sukses. Ky 8 mujor ka patur rreth 30 zjarre në muaj, nën mesataren, flas si 8 mujor. 94 raste kanë qenë të qëllimshme, si pastrimi i arave dhe kullotave. Policia duhet të hetojë për të gjetur përgjegjësitë. Në Velipojë, situata ishte më problem. Policia tërhiqet kur shkon zjarrfikësja. Kjo gjë s’duhet të ndodhë. shteti ka edhe struktura të tjera, sidomos në zonat e mbrojtura. Kjo lë një pasqyrë të keqe për bashkëpunimin e strukturave. Ne kemi shumë nevoja, kemi makina që nga 83-shi. Duhen investime për kapacitetet.
Ritvan Bushati, kreu i shërbimit Zjarrfikës në Shkodër
Ka ken nji qe rrite gjithmon me kapele,Lap,e ka pas emrin. Ku bahet? Nji dit i thon ketij,me kapele,drejtor ka ardh nji faks,thuji te presin,i pergjigjet rilindasi.
Përgjigju