TIRANË - Gabimi në pasaportat e fëmijëve të lëshuara për 10 vjet nga 5 që e saktëson ligji, është bërë nga Ministria e Brendshme gjatë viteve 2009-2010. Printimi i këtyre pasaportave është bërë dhe asaj kohë nga kompania ALEAT e cila vazhdon të ketë koncesionin e prodhimit të tyre.
150 mijë fëmijë rezultojnë se posedojnë pasaporta të lëshuara për një periudhë 10-vjeçare. Ky gabim ka futur jo pak në siklet ministrinë e brendshme dhe qeverinë shqiptare e cila u detyrua të shtyjë vlefshmërinë e këtyre pasaportave edhe me një vit. Çdo pasaportë e prodhuar në vitin 2009 ka qenë e vlefshme deri në vitin 2015.
Ndërsa një e tillë e prodhuar në vitin 2010, do të ketë afat deri në vitin 2016. Këto familje edhe pse kishin në dorë një pasaportë 10 vjeçare, duhet që brenda vitit të shpenzojnë për rinovimin e saj. Gjithsesi ky defekt, përkon me rinovinimin e pasaportës pas përfundimit të vlefshmërisë së saj për 5 vjet.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com