Në mbledhjen me Komitetin e Emergjencave Civile, kryeministri Edi Rama përmblodhi bilancin e dëmeve dhe humbjeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut në ditët e fundit. Ai tha se ndryshimi i kushteve atmosferike bashkëshoqëruar nga veprimtaria e njeriut, kanë rënduar pasojat.
Në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura deri së fundmi, përjashtuar Durrësin ku janë regjistrua 41 mm shi, një punonjës i bashkisë së Durrësit, 54 vjeç, është gjetur i mbytur pasi është raportuar i vdekur një ditë më parë. Deri tani janë në rang vendi, numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13211 hektarë tokë bujqësore ku një pjesë janë përmbytur, sikundër edhe disa qendra shëndetësore apo arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, deri në 300 mm, ose thënë ndryshe, më shumë sesa sasia mesatare e reshjeve që bie gjatë gjithë muajit. Reshjet 30-ditore mesatare të janarit kanë rënë në një periudhë 4-ditore, një fenomen që po bëhet i papritur në të gjithë botën. Në disa zona të Ultësirës Perëndimore, sasia e reshjeve në këto 5 ditë ka qenë 25% ose sa çereku i sasisë vjetore në mesatare. Si pasojë e një rritjeje të tillë ujore, në kanalet e larta, kolektorët kryesorë kullues, përrenj malorë dhe lumenjtë Drin, Bunë, Mat, Drojë, Ishëm, Shkumbin, Erzem, Osum, Seman dhe Vjosë, ka ardhur pasoja e përmbytjeve pavarësisht infrastruktruës së ripërtërirë si rezultat i investimeve të vazhdueshme në dekadën e fundit", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ 13 mijë ha e 1587 banesa nën ujë, Rama: Dëmshpërblim, hidrovorët të gjithë në punë! Malaj: Fondi për situatën 50 mln euro









