TIRANË- Reshjet intensive të shiut deri më tani kanë përmbytur 13 211 ha tokë bujqësore dhe 1587 banesa. Bilanci u bë me dije nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, nga ku garantoi çdo person të prekur se do të marrë dëmshpërblim. Shefi i qeverisë tha se deri më tani janë evakuuar 339 persona nga 51 familje.

“Deri tani janë në rang vendi, numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13211 hektarë tokë bujqësore ku një pjesë janë përmbytur, sikundër edhe disa qendra shëndetësore apo arsimore”, tha kryeministri.

Përballë ministrave, kryeministri iu përgjigj edhe akuzave të opozitës duke thënë se të gjithë hidrovorët kanë qenë në punë dhe se para nisjes së sezonit me reshje është siguriar gatishmëria e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorëve dhe kanaleve të ujërave të larta. Akuzave zgjodhi t’iu përgjigjet edhe me shifra, duke thënë se vetëm vitin e kaluar janë investuar 25 mln euro në infrastukturën e kullimit dhe këtë vit vetëm nga bashkitë është parashikuar një investim prej 11 mln eurosh, 8% më shumë se vjet.

Rama tha që sasia e reshjeve këto ditë ka qenë e jashtëzakonshme, dhe në vetëm pak orë ka rënë më shumë shi se sasia mesatare e reshjeve që bie gjatë gjithë muajit, por sipas tij ishte puna e bërë deri më tani që parandaloi dëme edhe më katastrofike.

Aleatët politik të shiut që shohin tek çdo tërbim të natyrës forcën që do të kompensojë impotencën e tyre kundër qeverisë, kanë llomotitur shumë për gjendjen e hidrovoreve të cilët kanë qenë në funksion të plotë pa pushim duke evaduar sasira të konsiderueshme të ujit dhe duke parandaluar kështu pasoja shumë herë më të rënda nga reshjet e këtyre ditëve.

Para fillimit të sezonit me reshje, drejtoritë e ujësjellësit dhe kullimit, kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorët, kanalet ujërave të larta dhe të flotës prej 29 ekskavatorësh në drejtorinë qendrore. Është bërë inspektimi i argjinaturave të lumenjve edhe digave të rezervuarëve. Dalja e ujit nga rrjedha natyrale dhe përmbytja për pika vulnerabël është e pashmangshme në cilindo vend të planetit”, tha Rama.

Duke sjellë në vëmendje edhe situatën nga moti i keq më të cilën po përballet jo vetëm rajoni i Ballkanit perëndimor, por edhe Europa, kryeministri tha se kjo gjendje nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, duke ironizuar opozitës se lumenjtë nuk mund të kthehen në shtrat me protesta.

"Shiu nuk ndalet me shpifje, si ato që nuk punojnë hidrovoret, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta si ato që s’kanë lidhje fare me arsyen pse përmbyten shtëpitë e ndërtuara në territore shumë vulnerabël; retë nuk shpërndahen me slogane si ai slogani kronik i çdo gjendjeje atmosferike të rënduar të shpallet gjendja e jashtëzakonshme", theksoi Rama. 

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se vlera totale për situatën e përmbytjeve në vend është mbi 50 milionë euro. 

"Në programin  e Emergjencave Civile kemi parashikuiar rreth 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekte të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar është rreth 15 mln euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri. Kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën 25 milionë eurove që do të vihet në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve që do të bëhet nga strukturat përkatëse. Kemi fondin për degat dhe rezervuarët dhe lidhet me financimin e projekteve për sigurimin e digave e rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Vlera totale shkon mbi 50 milionë euro që janë të disponueshme për situatën e krijuar", tha Malaj.

Në mbledhjen gati 45 minutëshe, ministrat raportuan për situatën sipas sektorëve përkatës dhe gatishmërinë në terren. Rreth 5500 efektivë policie e mbi 720 forca të zjarrfikësve janë të shpërndara në të gjithë vendin tha ministrja e Brendshme Koçiu, ndërsa Vëngu i Mbrojtjes deklaroi se 502 efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen në terren, në gatishmëri, që prej 3 janarit kur vendi është përfshirë nga moti i keq. Ministri i Bujqësisë njoftoi se janë ngritur grupet për evidentimin e dëmeve në terren, ndërsa mësimi është pezulluar në 54 shkolla në gjithë vendin tha ministrja e Arsimit Kumbaro.

Përveç anëtarëve të qeverisë, në mbledhjen e Komitetit e Emergjencave, morën pjesë edhe prefektët e qarqeve të prekura, përfaqësues të pushtetit lokal dhe deputetë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
Akuzat e opozitës për mosfunksionimin e hidrovorëve në Durrës/ Drejtori i Ndërmarrjes 'Rruga': Të 2 punojnë me kapacitet të plotë

1767996083_hidrovoretdurres.jpg

Pas akuzave të opozitës për mosfunksionimin e hidrovorëve në Durrës, ka ardhur një reagim nga Alion Hysko, Drejtor i Ndërmarrjes 'Rruga', e cila ka në administrim edhe hidrovorët e Porto Romanos.

Ai tha se të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale.

'Ka qenë dhe është në gaditshmëri edhe para reshje. Ka 9 pompa në punë. Prurjet dhe intensiteti ka qenë i lartë. Pompat janë në punë dhe në funksion. Ky hidrovor ka punuar me kapacitet të plotë ka pasur bllokime nga mbetjet që vijnë në hidrovor dhe janë pastruar. Këtu jemi tek hodrovori i vjteër janë 7 pompa 6 janë në funskion dhe një e kemi për raste emergjente', tha ai. 

Ora 19:13
Batalioni i Xhenios në terren pas reshjeve, Rama: Ndërhyrje kudo ku ka problematika!

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e së premtes se forcat dhe mjetet e Batalionit të Xhenios po ndërhyjnë për pastrimin e rrugëkalimeve të bllokuara dhe për rregullimin e shtratit të lumenjve në Gjirokastër, Kurbin dhe  dnë zona të tjera ku reshjet kanë shkaktuar problematika. Sipas Ramës, ndërhyrjet po vijojnë për të normalizuar situatën dhe garantuar qarkullimin dhe sigurinë.

Ora 17:56
Rruga e Arbrit pa mirëmbajtje në terren, dëmtohen dy automjete nga rrëshqitja e gurëve

 

Rrëshqitje gurësh nga skarpatet e Rruga e Arbrit janë regjistruar sonte në segmentin Bulqizë–Qafa e Buallit, duke shkaktuar dëme materiale në dy automjete që po qarkullonin në këtë aks.

Sipas burimeve të Report TV, gurët kanë rënë papritur në karrexhatë, duke goditur mjetet dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Segmenti i Rrugës së Arbrit është ndërtuar dhe duhet të mirëmbahet nga Kompania Gjoka, ekipet e së cilës nuk duken gjëkundi, sipas raportimeve në terren. 

 

Ora 17:03
Rikthehet furnizimi me ujë në Fier, Ujësjellës-Kanalizime: Vetëm për nevoja sanitare!

Furnizimi me ujë në qytetin e Fierit është rikthyer pas tërheqjes së lumit Vjosa nga stacioni i pompimit në Kafaraj. 

Sipas Ujësjellës Kanalizime në Fier, uji që aktualisht vjen në rubineta është i përshtatshëm vetëm për përdorim sanitar dhe nuk duhet të pirë apo përdorur për gatim.

Autoritetet bëjnë me dije se kufizimi do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e kontrolleve dhe analizave për sigurinë e ujit për konsum.

Njoftimi i Ujësjellës Kanalizime Fier në Facebook

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier sh.a njofton qytetarët se puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë rikthyer në funksion të plotë dhe furnizimi me ujë do të vijojë normalisht.  Deri në një njoftim të dytë, këshillohet që uji të përdoret vetëm për nevoja sanitare.  Ekipet teknike vijojnë monitorimin e situatës për të garantuar cilësinë dhe vazhdimësinë e shërbimit.

 

Ora 14:55
Bashkia e Durrësit paralajmëron: Kujdes! Priten erëra të forta, shmangni lëvizjet!

Durrësi pritet të goditet nga erëra të forta pasditen e së premtes deri të shtunën, ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Njoftimi është dhënë sot nga Bashkia e Durrësit në Facebook ku bëhet e ditur se duke nisur nga ora 16:00 e të premtes, era nga drejtimi jugor pritet të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 metra për sekondë. Kjo situatë parashikohet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Postimi i Bashkisë së Durrësit në Facebook

Bashkia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

Në njoftim thuhet gjithashtu se strukturat përkatëse do të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë që mund të paraqitet si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit.

Njoftimi i plotë i Bashkisë së Durrësit 

Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.

Ora 09:22
“30 mln euro për Emergjencat Civile”, ministri i Financave: 50 mln euro në total për situatën e përmbytjeve

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, ministri i Financave Petrit Malaj tha se në programin e Emergjencave Civile janë parashikuar rreth 30 milionë euro. Vlera totale për situatën e përmbytjeve në vend është mbi 50 milionë euro. 

Në programin  e Emergjencave Civile kemi parashikuiar rreth 30 milionë euro të cilat janë të ndara në shpenzime kapitale për programin e Emergjencave Civile dhe ka të bëjë me financimin e objekteve apo projekte të cilat lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore. Vlera që kemi alokuar është rreth 15 mln euro. Kemi planifikuar edhe fondin e kushtëzuar që është rreth 10 milionë euro dhe është një transfertë e kushtëzuar që menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas një metodologjie mbështetur në hartën e riskut që po kryen kjo ministri. Kemi edhe fondin rezervë të Këshillit të Ministrave në vlerën 25 milionë eurove që do të vihet në dispozicion në varësi edhe të vlerësimeve që do të bëhet nga strukturat përkatëse. Kemi fondin për degat dhe rezervuarët dhe lidhet me financimin e projekteve për sigurimin e digave e rezervuarëve. Ky fond është rreth 5 milionë euro. Vlera totale shkon mbi 50 milionë euro që janë të disponueshme për situatën e krijuar", tha Malaj.

 

Ora 09:16
Moti i keq, Kumbaro: Mësimi është pezulluar në 54 shkolla në gjithë vendin

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro bëri me dije se sot mësimi është i ndërprerë në 54 shkolla në të gjithë vendin, kryesisht në qarkun e Durrësit në zonat si Krujë, Sukth, Katund i Ri apo edhe në Fier, Gjirokastër e Vlorë. Mes tyre prej 3 ditësh mësimi është i pezulluar edhe në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” për shkak të përmbytjes.

“Kemi qenë në kontakt në çdo orë në mënyrë kapilare me 1510 shkollat e Shqipërisë në sistemin parauniversitar. Në raportimin e fundit mes orës 07:00-08:00 sot, situata është: Në Qarkun e Tiranës mësimi ka vijuar normalisht, në Qarkun e Durrësit kemi një ndërprerje në 12 shkolla. Po ashtu në qarqet Dibër, Lezhë, Shkodër mësimi ka nisur normalisht në të gjitha shkollat. Situata më problematike është në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier ku kemi ndërprerje të kontrolluar të mësimit në 10 shkolla. Këtë e bëjmë për arsye sigurie, në radhë të parë për nxënësit, por edhe për ata mësues që duhet të bëjnë rrugë në zona më të thella. Në Bashkinë e Gjirokastrës, ditën e mërkurë kemi pasur një ndërprerje të mësimit jo sepse shkollat kishin probleme si objekte, por sepse prurjet e inerteve ishin kaq masive në rrugët e bashkisë, por situata u kthye në normalitet brenda pak orësh. Në qarqet Elbasan, Korçë, Berat janë rreth 32 shkolla ku sot është pezulluar mësimi, ku për shkak të ngricës kemi menduar të mos rrezikojmë as nxënësit dhe as mësuesit. Në total kemi 54 shkolla ku sot është ndërprerë mësimi, nga 1510 shkolla në gjithë vendin. E ndjekim në vazhdimësi situatën dhe raportimin e kemi çdo një orë”, u shpreh Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.

Sa i takon përmbytjeve në qarkun e Durrësit, foli edhe kryeministri Rama

“Për shkak të pranisë së vazhdueshme në investimet e bëra në atë zonë, kam parë dhe konstatuar se qoftë në investimin e rindërtimit dhe akademisë së Manchester City qoftë në disa investime të tjera publike, është dashur një ngritje e koutës me shtresa të qëndrueshme inetrtesh deri në 2 m në raste të caktuara. Në atë territor kemi një problematikë tejet komplekse për shkak të ndërtimeve nën kuotë të zonave informale që e bëjnë praktikisht dhe objektivisht të pamundur që të shmanget edhe akumulimi i ujit duke u krijuar rezervuare në pikat e banuara. Që gjithsesi në këtë rast janë prekur shumë më pak se në të kaluarën, falë investimeve të bashkisë së Durrësit dhe mbështetjes së qeverisë”, tha Rama.

Ora 09:07
Ministrja Koçiu: Rreth 5500 efektivë policie e mbi 720 forca të zjarrfikësve janë në terren! Gati për të ndihmuar çdo person të prekur nga përmbytjet

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu thekson se për shkak të situatës me përmbytjet në vend, janë angazhuar në terren rreth  5500 forca të Policisë së Shtetit e mbi 720 efektivë të zjarrfikëses. Koçi sqaron se angazhimi në terren do të vijojë si dhe gatishmëria për t’i ardhur në ndihmë çdo personi apo familje që do të ketë nevojë.

“Kemi qenë në gatishmëri me të gjitha strukturat. Nga këto takime dhe nga prezenca në terren kemi bërë të mundur që të gjendemi pranë qytetarëve që kanë pasur nevoja për evakuim apo ndërhyrje. Është e vetëkuptueshme që policia e shtetit dhe zjarrfikëset janë në krye të detyrës. Rreth 5500 punonjës të policisë ka qenë në angazhuar në terren. Janë 700 mjete të policisë që janë vendosur në dispozicion për të ndihmuar.

Forcat zjarrfikësve që janë mbi 720 efektivë që janë të angazhuar, kanë kryer roli ne tyre. 5 automjete zjarrfikësve në dispozicion. 22 pompa thithëse të vendosura në zonat problematike. E rëndësishme është shpëtimi i cdo jete”, tha ministrja Koçiu.

Ora 09:07
“Kemi evakuuar disa ferma, po punojmë për hapjen e kanaleve kulluese”, Salla: Vijojnë ndërhyrjet në dy argjinaturat që kanë pësuar çarje

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile se po ofrohet ndihma në zonat e prekura nga përmbytjet. Veterinerët zyrtarë po asistojnë për evakuimet në ferma dhe ndërhyrjet me ushqim për kafshët. Hidrovoret janë në funksion, ndërsa po punohet për hapjen e kanaleve kulluese. Ndërkohë vijon puna në dy çarjet e argjinaturave në Sheqeras-Devoll dhe Bilisht-Boboshticë.

"Kemi ngritur grupet e verifikimit në të gjithë zonat e prekura në evidentimin e saktë të dëmeve. Veterinerët zyrtarë duke ofruar asistencë të vazhdueshme për zonat e prekura dhe ato në nevojë për të bërë evakuimet e nevojshme, kemi bërë evakuimin e disa fermave të rrezikuara, por edhe ato për të cilat ka pasur ndërhyrje me ushqim në kafshë. Hidrovoret janë në gatishmëri ku kanë funksionuar normalisht në të gjithë Shqipërinë, gjë që na ka ndihmuar në të gjithë procesin. Po punojmë për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese, kemi 29 ekskavatorë në gatishmëri në nivel kombëtar, i kemi pasur në zona kryesisht të prekura nga përmbytja ku të gjithë kanë qenë në gatishmëri 24 orë për të monitoruar dhe për të ndërhyrë edhe në zona ku kemi bërë, edhe në argjinatura, në dy çarje në Sheqeras-Devoll dhe Bilisht-Boboshticë të cilat vazhdojnë akoma sepse kemi pasur një përmbytje të konsiderueshme. Jemi në punë e sipër në verifikim në terren që të bëjmë saktësimin e dëmeve në bujqësi dhe të prekurve që do t’i evidentojmë që të kemi një pasqyrë të përgjithshme në të gjithë Shqipërinë dhe territorin e prekur", tha Salla. 

Ora 08:58
"Në gatishmëri që në 3 janar"/ Ministri Vengu: Të angazhuara 502 efektivë të Forcave të Armatosura në terren, akset nacionale janë të kalueshme

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu thotë se 502 efektivë të Forcave të Armatosura ndodhen në terren, në gatishmëri, teksa vendi është përfshirë prej ditësh nga moti i keq.

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Vengu deklaroi se 406 banorë të evakuar, janë akomoduar në struktura shtetërore, ndërsa një pjesë tjetër në struktura hotelerie.\

Vengu shtoi se vetëm në Durrës janë bërë konstatime për 1300 dëme.

“Rritja e gatishmërisë ka nisur që më 3 janar, ku kërkuam mobilizimin e prefekturave dhe të bashkvie. Forcat e Armatosura u angazhuan që ditën e hënë, kemi pasur angazhimin e 502 forcave. 80 mjete, 22 motopompa, zjarrfikëse dhe autoambulanca. Forcat e Armatosura vijojnë të jenë në Shkodër, Lezhë, Dlevinë, Vlorë dhe Gjirokastër. Elementi i dytë, mbështetje në infrastrukturën kulluese, elementi i tretë ka të bëjë me rehabilitimin e disa akseve. Forcat xheniere janë të angazhuara, për rehabilitim urash dhe aksesh rurale. Akset nacionale janë të kalueshme. Sa i përket elementëve mbështetës për banorët e evakuar, 406 gjenden të akomoduar në struktura shtetërore, pjesa tjetër në struktura hoteliere. Rezervat materiale të shtetit, kanë mundësuar dislokomin, të pakove ushqimore. Kemi mundësuar transportin e 400 ton koncentrat për bagëtitë. Parashikimet për orët në vijim, duhet të kemi anfazhim logjistik masiv, qoftë nga bashkitë, për evakumin e dherave dhe inerteve, përpara se të ngurtësohen. Parashikimet ligjore për kompensimet janë në vazhdim e sipër. 1300 konstatime ka pasur vetëm në Durrës.", theksoi Vengu.

Ora 08:55
Dëmet masive nga përmbytjet, Rama: Do të dëmshpërblehet çdo familje, mobilizimi i strukturave do të vijojë

Në mbledhjen me strukturat e emergjencave pas përmbytjeve masive që kanë prekur Shqipërinë nga veriu në jug, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë personat apo familjet e dëmtuara, do të dëmshpërblehen.

Dëmshpërblimi përfshin si dëmet në sektorin e bujqësisë, ashtu dhe për banesat e dëmtuara apo kafshët e mbytura si pasojë e përmbytjeve. Ndër të tjera Rama theksoi se një sërë investimesh janë bërë në rinovimin e trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë.

“Kanë përforcuar argjinaturat që binin në 4 anët në furtunën e par, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin reshtur së punuari prej vitesh. Investimi më i madh është rinovimi  i trupave të emergjencës, ushtrisë, policisë, energjisë, bujqësisë. Nga trupa pa kokë e bazë materiale dhe të veshur si ska më keq, në trupa që vihen në lëvizje automatikisht, sapo leximi meteorologjik paralajmëron furtunën. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbyten njësoj si vendet e rajonit, Shqipëria nuk reagoi njësoj si dikur kur edhe një shi i zakonshëm bënte ujë dynjanë, se shot Shqipëria është krejt tjetër.

Kur ne erdhën në qeveri, me malin e borxheve që na lanë trashëgim aleatët e shiut, ishte he nj pjesë nga përmbytjet e zonës së Shkodrës. I shlyem dhe nuk kemi hyrë më në asnjë borxh të kësaj natyre me njerëzit, por kem përballuar me dinjitet jo vetëm detyrimet me përmbytjet, dhe pse sfidat e klimës janë bërë më të mprehta.

Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here se do të shlyejmë me të njëjtin dinjitet çdo detyrim ndaj tyre. Puna intensive dhe mobilizimi i pa ndaluar 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja e të gjitha strukturave do të vazhdojë e pandërprerë deri në përforcimin e kësaj situate.

Dua tju them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje që të jenë të angazhuar edhe sot edhe nesër edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer pranë njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”, tha Rama.

Ora 08:47
“1587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë bujqësore të përmbytura, janë evakuuar 339 persona”, Rama përmbledh bilancin e përmbytjeve: Reshjet e një muaji ranë në 4 ditë

Në mbledhjen me Komitetin e Emergjencave Civile, kryeministri Edi Rama përmblodhi bilancin e dëmeve dhe humbjeve nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut në ditët e fundit. Ai tha se ndryshimi i kushteve atmosferike bashkëshoqëruar nga veprimtaria e njeriut, kanë rënduar pasojat.

Në të gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura deri së fundmi, përjashtuar Durrësin ku janë regjistrua 41 mm shi, një punonjës i bashkisë së Durrësit, 54 vjeç, është gjetur i mbytur pasi është raportuar i vdekur një ditë më parë. Deri tani janë në rang vendi, numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13211 hektarë tokë bujqësore ku një pjesë janë përmbytur, sikundër edhe disa qendra shëndetësore apo arsimore. Sasia e reshjeve ka qenë e jashtëzakonshme, deri në 300 mm, ose thënë ndryshe, më shumë sesa sasia mesatare  e reshjeve që bie gjatë gjithë muajit. Reshjet 30-ditore mesatare të janarit kanë rënë në një periudhë 4-ditore, një fenomen që po bëhet i papritur në të gjithë botën. Në disa zona të Ultësirës Perëndimore, sasia e reshjeve në këto 5 ditë ka qenë 25% ose sa çereku i sasisë vjetore në mesatare. Si pasojë e një rritjeje të tillë ujore, në kanalet e larta, kolektorët kryesorë kullues, përrenj malorë dhe lumenjtë Drin, Bunë, Mat, Drojë, Ishëm, Shkumbin, Erzem, Osum, Seman dhe Vjosë, ka ardhur pasoja e përmbytjeve pavarësisht infrastruktruës së ripërtërirë si rezultat i investimeve të vazhdueshme në dekadën e fundit", tha Rama.

 

Ora 08:47
Përmbytjet/ Rama i përgjigjet akuzave të opozitës: Hidorovorët kanë qenë në punë pa pushim! Vjet kemi investuar 25 mln euro për infrastrukturën e kullimit

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për situiatën e përmbytjeve, duke thënë se hidrovorët kanë qenë në punë pa pushim. Rama tha se para nisjes së sezonit me reshje, drejtoritë e ujësjellësit dhe kullimit, kanë siguruar gatishmërinë e kanaleve kryesore, të kullimit, hidrovorët, kanalet ujërave të larta. Rama se prej vitesh kemi proces mirëmbajte të infrastrukturës së kullimit dhe vetëm vjet janë investuar 25 mln euro.

“Aleatët politik të shiut që shohin tek çdo tërbim të natyrës forcën që do të kompensojë impotencën e tyre kundër qeverisë, kanë llomotitur shumë për gjendjen e hidrovoreve të cilët kanë qenë në funksion të plotë pa pushim duke evaduar sasira të konsiderueshme të ujit dhe duke parandaluar kështu pasoja shumë herë më të rënda nga reshjet e këtyre ditëve.

Deri tani shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut të Dejës kanë qenë të kontrolluara dhe niveli i lumit Buna nuk ka arritur nivelin kritik tek kapërderdhësi i Shirgjit duke shmangur në këtë mënyrë shkarkimin e lumit Buna në Shirgj dhe tek përmbytjet masive të zonës së nën Shkodrës, si në kohërat kur qeverisnin aleatët e shiut dhe ajo zonë përmbytej rregullisht edhe pa nevojën e reshjeve të mëdha të kësaj natyre.

Shkodra ka qenë praktikisht qarku më i prekur nga reshjet me vlera shumë të larta në disa stacione ku janë regjistruar shifra konstante mbi 200 milimetra në 24 orë. Duhet të informoj në këtë rast se përpara fillimit të sezonit me reshje drejtoritë e ujitjes dhe të kullimit kanë siguruar gatishmërinë e plotë të kanaleve kryesore kulluese, të kanaleve të ujërave të larta, hidrovorëve dhe patjetër të flotës prej 29 ekskavatorësh në drejtorinë qendrore.

Gjithashtu është bërë inspektimi i sigurisë së argjinaturave të lumenjve dhe të digave të rezervuarve e gjithë kjo infrastrukturë ka funksionuar dhe përballuar sasinë e reshjeve sipas niveleve të sigurisë së projektuar përtej të cilave siç është rasti i reshjeve krejt anormale i këtyre ditëve, dalja e ujit nga rrjedhja natyrale dhe për pasoje përmbytja për pika e zona më vulnerabël për arsye krejt objektive është e pashmangshme në cilindo vend jo të Shqipërisë, por të planetit.

Duhet të informojmë po ashtu se prej vitesh tanimë ne kemi një proces mirëmbajtje të infrastrukturës së kullimit ku përveç remontit të plotë 7 hidrovoreve gjatë sezonit të verës largohen çdo vit rreth 2.5 milionë metër kub llumra dhe mbetje nga kanalet kryesore kullues në një gjatësi rreth 300 kilometër.

Vetëm vitin e shkuar kemi investuar vetëm për këtë infrastrukturë të kullimit afro 25 milionë euro, ndërkohë që këtë vit vetëm nga bashkitë do të investohen 11 milionë euro apo 8 % më shumë se në vitin e shkuar.

Po për të dhënë një ide të plotë të transformimit të bërë në këtë drejtim duhet të informojmë se investimet prej afrosh 250 milion eurosh në dekadën e fundit kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin faktikisht thuajse të stërpërgjysmuara në efikasitetin e tyre, kanë përforcuar masivisht argjinaturat që binin nga të katërta anët në furtunën më të parë, kanë futur në punë 12 hidrovorë që kishin reshtur së punuari prej vitesh, kanë rritur sigurinë e 44 digave më të kërcënuara, kanë shtuar ndjeshëm kapacitetet e flotës së ekskavatorëve edhe në nivelin vendor", tha Rama. 

Ora 08:36
Përmbytjet, Rama: Njerëzit duan solidaritet, jo britma e shpifje! Lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria, ashtu si vendet e rajonit dhe Evropës, nuk po përjeton vetëm mot të keq, por një gjendje atsmoferike të zgjatur e të rëndë.

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, Rama u shpreh se duhet bërë durim dhe shtoi se njerëzit duan ndihmë e solidaritet, jo britma e shpifje.

Mbledhja vjen pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Durrës, si dhe pas akuzave publike se hidrovoret nuk po funksionojnë dhe thirrjeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në reagimin e tij, Rama ka bërë thirrje për qetësi dhe durim, duke theksuar se situata kërkon menaxhim dhe se lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. 

“Tek vështirësia e rritur e qarkullimit, apo deri te dëmtimet e pronës, krijohet frustrim dhe në disa raste zemërim. Durimi është i domsodoshëm, nuk po përjetojmë vetëm mot të keq. Shiu nuk ndalet me shpifje, lumenjtë nuk kthehen në shtrat me protesta. Retë nuk shpërndahen me slogane, që të shpallet gjendja e jashtëzkaonshme. Këto reagime ushqejnë ndarje, jo siguri. Njerëzit nuk janë nevojë për më shumë britma, shpifje, por solidaritet. Kjo është gjendje atmosferike e zgjatur dhe e rëndë. Ka prekur një hartë të tërë, nga Italia në Greqi, Mali i zi në Kosovë, nga RMV e deri në Turqi, i njëjti shi, e njëjta dëborë kanë krjiuar të njëjtën situaëe. Është krijuar një vorbull atmosferike, duke sjellë temperatura të ulëta.", theksoi Rama.

Ora 08:03
Vjosa tërhiqet, nis bilanci i dëmeve! Rama: Strukturat mbeten në gatishmëri për çdo nevojë e emergjencë

1767942354_vjosa.png

Përgjatë mesnatës, lumi Vjosë u tërhoq gradualisht si pasojë e mungesës së reshjeve duke rënë në nivelin 8.4 metra. Kryeministri Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku njofton se ka nisur procesi i verifikimit të dëmeve, ndërsa strukturat do të jenë në dispozicion për çdo nevojë e emergjencë.

“Niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Ka filluar procesi i verifikimit të dëmeve në të gjithë zonën, ndërsa strukturat përkatëse mbeten në gatishmëri dhe në shërbim të plotë të të gjithë banorëve për çdo nevojë apo emergjencë”, shkruan Rama.

R.C/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 09/01/2026 17:06

    aman se e keni marak vete ju eee aman vidhni sa me shume nga keto fondet......se jo ilace po kancer do ju behen

    Përgjigju
  • Loni: 09/01/2026 11:21

    Pra ish kryetari i bashkise se Cerikut , tani minister bujqesie, po jep zgjidhje per permbytjet ne Shqiperi ? Shqiperia vend cudirash !

    Përgjigju
  • PROFESSOR: 09/01/2026 10:16

    Me paratë e portit të ri, ndërtoni një kanal të thellë nga "Ura Daljani" deri në "Bishti Palace" dhe zgjidhni 3 probleme përgjithmonë në mënyrën më të lirë: (1) port detar për mallrat, (2) kanal për të thithur të gjithë ujin në pllakëzën e Durresit (3) bëjeni Durresin Venecia-2. 500 vjet pa problem më pas.

    Përgjigju
  • adi: 09/01/2026 09:10

    kta jan te gjith per burg. habitem si nuk vepron prokuroria

    Përgjigju
    • Isli: 09/01/2026 10:31

      Edhe prokuroret jane per burg

  • Sondazhi i ditës: 7 Janar, 22:17

    Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?