TIRANE - Ka mbërritur për kurim të specializuar në Stamboll vajza 15-vjeçare nga Fushë-Kruja që prej një jave ndodhej në gjendje të rëndë në QSUT, me një sëmundje të rrallë që nga lindja e cila nuk kurohet në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama dha lajmin se shpenzimet për kurimin e saj do t'i mbulojë qeveria shqiptare.
***
Elona Kuburja është vetëm 15 vjeç. Prej një jave ajo luftonte me vdekjen në një nga shtratet e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ka lindur me një një sëmundje të rrallë me të cilën janë të raportuara vetëm 250 raste në botë. Nuk mundet të gjejë dot kurim në Shqipëri, dhe për këtë vajzës i duhej të kurohet në një spital privat në Stamboll. Familja e saj mes shumë sakrificave mundi të mbledhë vetëm 15 mijë euro përmes shqiptarëve të ndryshëm që i kanë ndihmuar dhe të afërmve të tyre. Kjo është vlera që nevojitej për transportin me urgjencë të vajzës me avion nga Shqipëria në Turqi.
Për kurimin e 15-vjeçarë e cila i kishte varur fijet e shpresës në zemrat humane të shqiptarëve, duheshin edhe 30 mijë euro. Por kryeministri Edi Rama me mbërritjen e vajzës në Turqi, dha lajmin se qeveria shqiptare do të paguajë të gjitha shpenzimet, edhe nëse vajza kurohet në spital privat në Turqi.
Familja kishte hapur një numër llogarie duke ku këroi ndihmë nga qytetarët për të kontribuar sadopak për shërbimin e Elonës e cila ka lindur me sëmundjen e rrallë. Por tashmë, qeveria i mori përsipër shpenzimet.
Vajza nga Fushë-Kruja është diagnostikuar me një sëmundje tepër të rrallë dhe të rëndë, që në gjuhën mjekësore njihet si hemangioma kongenitale me evolim drejt sindromës kasabach mërittë.
Para nisjes në Turqi, nëna e vajzës, Adelina Kuburja bëri një apel të fortë për shtetin e të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Adelina shprehej se gjendja e vajzës së saj po përkeqësohet dhe se një hemorragji e dytë mund t’i marrë jetën. Mjekët shqiptarë nuk i dhanë shpresa jete, ndërkohë që u dorëzuan para këtij rasti, i cili nuk mund të kurohet në vendin tonë.
"Në operacionin e dytë na njofton doktori dhe na thotë: Elona nuk është për mua, Elonën nuk mund ta kuroj unë. Unë i kam bërë një ndërhyrje për me i zgjat ditët dhe orët dhe jo për ta kuruar, sepse Elona ishte me hemorragji të brendshme", tha Adelina Kuburja.
Ajo thotë se në spital shkoi edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila i ka dhënë mbështetjen e saj.
"Ministrja hyri brenda dhe shikoji gjendjen e vajzës, gjendja e vajzës është e përkeqësuar. Ajo tha jam shumë e shqetësuar për gjendjen e vajzës por akoma nga Turqia nuk kanë kthyer asnjë lloj përgjigje, ne i kemi dërguar të gjitha letrat. Ministrja më tha se do jem krah teje si në privat si në shtet, sepse gjendja e vajzës është shumë kritike", tregoi nëna e vajzës.
Në momentin kur mjekësia shqiptare dorëzohet përballë kurimit të një sëmundje, Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje me Turqinë, për trajtimin e këtyre rasteve në spitale publike në Stamboll. Por në rastin e Elonës, ministria sqaroi për Shqiptarja.com se dokumentacionet e noterizuara që ka dorëzuar familja Kuburja të premten janë nisur për në spitalin publik dhe po pritet përgjigje nga mjekët atje, për të mësuar nëse kurimi i sëmundjes së 15-vjeçares mund të bëhet prej tyre." Është rast i komplikuar", mësohet të jenë shprehur mjekët në Stamboll.
Por teksa mjekët shqiptarë nuk i dhanë shumë shpresë për shkak të hemorragjisë që vajza ka pasur, familja e saj e nisi me urgjencë për në Turqi, privatisht. Në këto kushte, nga ministria e Shëndetësisë thuhet, se nëse përgjigjja e mjekëve turk është pozitive, atëherë do të bëhet transportimi i Elonës në spitalin publik, ku të gjitha shpenzimet për kurimin dhe ndërhyrjen i mundëson shteti shqiptar. Nëse përgjigjja është se ata nuk mund ta marrin përsipër rastin e shqiptares, atëherë - siç kryeministri Rama tha më tej - sërisht shpenzimet do t'i mbulojë shteti.
Une kontribuova ne llogarine qe publikuat dhe do doja te sigurohesha qe ato leke shkuan vertet per kurimin e vajzes. Na thoni sa para u mblodhen ne llogarine qe publikuat dhe ne emer te kujt ishte llogaria.
PërgjigjuEdhe nese qeveria i ka mare shpenzimet persiper ato para qe keni kontribuar juve do jene per me tutje per ndihmen e familjes pas kurimit mqs familja ishte e varfer. Qe do me thene per ti krijuar kushte vajzes pas operacionit !
Hallall CUB ta befte zoti. Se ne kohen e largqoftit sali, duhet te ishe shiks ,qe qeveria te conte per kurim jasht shtetit.
PërgjigjuPolitikanet robt e tyre i kurojne në Itali e tutje ndersa robt e thjesht në Anadoll.
PërgjigjuO Ferdi a Ke Qene Ndonje ne Stamboll? Ka Spitalet lluksoze si Hotel.Ah te keqen Ke Ngel Akoma ne Mejsete tek Kali i Skenderbeu,kapja Fort mos e Lesho
Ku ashte kapitalizmi shqiptar si te len ne rruk dhe ske vler si qytetar i venin. LAVDI PPSH
Përgjigju