Rama: Qeveria do mbulojë të gjitha shpenzimet për 15-vjeçaren që vuan nga sëmundja e rrallë

Rama: Qeveria do mbulojë të gjitha shpenzimet për 15-vjeçaren që vuan nga sëmundja e rrallë

TIRANE - Elona Kuburja, 15-vjeçarja shqiptare nga Fushë-Kruja ka mbërritur tashmë në Turqi, ku do të nisë kurimin për sëmundjen e rëndë që e ka prekur prej lindjes, dhe që tashmë është përkeqësuar. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama i cili shkruan në Facebook se qeveria ka asistuar që ajo të kurohet në një spital publik të specializuar në Stamboll, duke qenë se në Shqipëri mjekësia nuk mund të bëjë më shumë për shëndetin e saj.

Edhe pse familja mundësoi që vajza të shkojë sot në Turqi pas një jave e shtruar në QSUT, me shpenzimet e tyre për ta cuar në spital privat, kryeministri thotë se deri në marrjen e përgjigjes nga spitali publik në Stamboll nëse mund ta marrin përsipër rastin e Elonës, qeveria do të marrë përsipër shpenzimet për kurimin e vajzës, edhe nëse ndodh ndërhyrja në privat.

"Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15-vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi. Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë  Qeveria Shqiptare. Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri", shkruan Rama.

Familja e Elona Kubures bëri apel përmes mikrofonit të Report TV, që shqiptarët dhe shteti t'i ndihmojnë pasi shpenzimet për kurimin shkojnë në të paktën 30 mijë euro, që për ta janë të papërballueshme. Me ndihmën e të afërmve ata kanë mundur të mbledhin vetëm 15 mijë euro, vlerë që shkoi për udhëtimin nga Tiranë me avion për në Stamboll në kushtet e përshtatshme për vajzën e sëmurë.

Në momentin kur mjekësia shqiptare dorëzohet përballë kurimit të një sëmundje, Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje me Turqinë, për trajtimin e këtyre rasteve në spitale publike në Stamboll. Por në rastin e Elonës, ministria sqaroi më herët për Shqiptarja.com se ende pritet përgjigje nga mjekët atje, për të mësuar nëse kurimi i sëmundjes së 15-vjeçares mund të bëhet prej tyre. Është rast i komplikuar mësohet të jenë shprehur mjekët në Stamboll.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen