Ajo është 1,65 metra e gjatë, por flokët e saj të verdhë janë shumë më të gjatë se ajo, 2,35 metra, duke shënuar një rekord që u regjistrua në Librin Guinness të Rekordeve. Stilistja e 15-vjeçares ukrainase Olena Korzenyuk thotë se është diçka shumë e rrallë që flokët e verdhë të jenë kaq të gjatë dhe njëkohësisht të shëndetshëm.
Për Korzenyuk, sekreti është përkushtimi dhe kujdesi që ajo u kushton flokëve.
Olena nuk i ka prerë kurrë dhe as i ka lyer flokët e saj në ngjyrë të verdhë natyrale si dhe nuk ka përdorur kurrë tharëse flokësh por vetëm peshqir jo të vegjël dhe kohë të mjaftueshme për ti krehur, rreth 5 orë /Përgatiti Ilir Çuçi